Bogdani i dhuron kualifikimin Cesenes
Cezena-Ascoli ishte sfida me e ekuilibruar e kësaj kupe dhe u deshën 30 minutat e shtesës pas 90 minutave te kohës se rregullt te mbyllur ne barazim, për te vendosur rezultatin. Atëherë kur mendohej se te dy skuadrat do tu drejtoheshin penalltive për te zgjidhur kualifikuesin, ishte Erjon Bogdani qe ne minutën e 119 te takimit shënoi ne portën kundërshtare, duke kaluar ekipin e tij ne turin tjetër. Këto kohe sulmuesi shqiptar gjendet ne një forme te mire ndërsa shënoi edhe me kombëtaren ne miqësoren me Malin e Zi. Goli vjen ne ditët e fundit te merkatos, kur pritet te vendoset edhe e ardhmja e futbollistit 34-vjeçar për te cilin ka një interesim te forte nga ana e Caljarit.