E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja spektakolare e Ajet Markaj gjykata liron zyrtaret e burgut qe prangosi policia

Tirane 4 Dhjetor 2010 NOA - Lirohen nga qelia shefi i Policise ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimit Penal dhe Specialist i Sigurise ne Burgun 313 ne Tirane te arrestuar dje per arratisjen spektakolare te Ajet Markaj.

Prokurori i ceshtjes Arben Nelaj ka urdheruar pak minuta me pare lirimin e tyre nga qelia duke i cilesuar si jo pergjegjes per arratisjen.

Nderkohe qe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve ne raportin e tij sqaronte edhe pergjegjesine e tyre si dhe te tre punonjesve qe po hetohen ne gjendje te lire.

Sipas SHKBB-se Kamber Hoxha shefi i Policise ne Institucionin e Ekzekutimit te Vendimit Penal duhet te kishte raportuar per rrezikun qe kanosej per mungesen e telave ne murin rrethues qe lidh burgun 313 me Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane te ceshtjeve penale per te perforcuar masat.

Nderkohe qe Eqerem Disha Specialist i Sigurise ne Burgun 313 ne Tirane nuk kishte vendosur punonjes policie roje ne fushe.

Punonjesit e policise te rolit baze Xhevat Hidri Frrok Binaku dhe Dritan Rama duhet te kishin bere te mundur ndalimin e tij. Pese punonjesit e burgjeve u akuzuan si pergjegjes per arratisjen nga fusha e futbollit te te paraburgosurit Ajet Markaj 20-vjec i cili ishte vene ne pranga per tentativen e vjedhjes me arme te nje filiali banke 2 muaj me pare. Markaj mundi qe te arratisej ne menyre spektakolare ne momentin qe ishte duke luajtur futboll me te paraburgosurit e tjere te sektorit nr 3.

Ai kaperceu murin rrethues qe lidh burgun me Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane te ceshtjeve penale duke kaluar ne tarracen e nje ndertese qe po behet ngjitur me Sherbimin e Proves.

Pasi ka zbritur skelat Markaj ka mundur qe te largohet mes pallateve duke iu lene punonjesve te policise se burgjeve vetem nje atlete te tij.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›