Vritet emigranti shqiptar Ervin Tafa ne Itali
Milano 4 dhjetor NOA - Nje shqiptar 24-vjecar
me emrin Ervin Tafa rezident ne Milano te Italise u vra gjate duke u gdhire
dita e djeshme ne Mornico ndersa grupi hetimor ka ngritur pisten e implikimit
te tij ne rivalitetin e bandave dhe pazareve te prostitucionit.
Sic raportojne mediat italiane incidenti ka ndodhur pergjate sheshit Ogliese Baraccone para nje bari ne unaze e re e ndertuar pergjate rruges kryesore te ketij qyteti.
Ato japin skemen e detajuar te krimit duke pohuar se dy makina kane mberritur ne shesh me shpejtesi te plote dhe u perplasen se bashku.
Nga makinat kane dale gjashte persona tre nga
cdo makine duke qelluar njeri-tjetrin me pistoleta dhe arme.
Ne terren eshte plagosur rende 24-vjecari shqiptar i lartpermendur i cili vdiq
menjehere pas ndihmes se pare te siguruar nga stafi i ambulances.
Nderkaq bashke me te mesohet se u plagos edhe vellai i 24-vjecarit si edhe nje shqiptar tjeter.
n.e/NOA