E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Pa reformat vizat nuk do te hiqeshin

Kryeministri

Kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk ka vonuar te marre edhe meriten e qeverise se tij per vendimin e Parlamentit Europian. Sipas kreut te qeverise i cili eshte njekohesisht dhe lideri i mazhorances Vota pro e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave ka ardhur si pasoje e luftes te pa kompromis te qeverise ndaj krimit te organizuar korrupsionit kryerjes se reformave dhe realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme vitin e kaluar. Nepermjet nje konference per shtyp Kryeministri Berisha deklaroi nje dite krenarie e madhe per te gjithe shqiptaret te cilet me ne fund do te jene te lire te prekin hapesiren Shengen. Ky votim i ligjvenesve te 27 kombeve anetare te BE-se ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjeve mbinjerezore per liri dinjitet dhe integrim europian te kombit qe vetem dy dekada me pare ishte dhe kombi me i izoluar me i vetmuar theksoi Berisha ne fjalen e tij. Pa te gjitha keto reforma dhe suksesin e tyre votimi i sotem nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave do te ishte nje horizont i larget per Shqiperine dhe shqiptaret theksoi Berisha. Sipas tij reformat e ndermarra ne te gjitha fushat ishin celesi per kete vendim historik te ndermarra nga Komisioni Europian.

Haxhinasto

Permes nje deklarate te posacme per shtyp ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto vleresoi punen e bere duke mos harruar te vleresoje edhe mbeshtetjen e dhene nga komuniteti europian. Deshiroj te falenderoj gjithashtu te gjithe diplomatet e angazhuar ne kete proces i cili ka kerkuar nje perkushtim dhe nje profesionalizem te larte tha Haxhinasto. Ai ka bere nje pershendetje ne emer te ministrise edhe per qytetaret shqiptare qe jane perfituesit e vertete te ketij procesi te zgjatur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›