Borxhi ndaj Serbisë, Kuvendi shqyrton pr/ligjin
TIRANE- Kuvendi diskutoi sot në seancë plenare projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për shlyerjen e borxhit të Shqipërisë ndaj Serbisë".
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se qeveria shqiptare po negocion me të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë për zgjidhjen e borxheve të krijuara para vitit 1990. Aktualisht, bëri të ditur Vokshi, borxhi për Republikën e Serbisë nga 31 marsi i vitit 2006 deri më 30 shtator të vitit 2009 arrin në shumën 8.5 milionë dollarë.
Deputetja Vokshi bëri të ditur se, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në mars të këtij viti nga ministria e Financave, skemat e riskedulimit të këtij borxhi është me dhjetë këste të barabarta që do të paguhen çdo 6 muaj, në datën 31 mars dhe 30 shtator, me normë interesi libor 6-mujor në dollarë, ndërsa interes-vonesa është libor 6-mujor plus 2 % në vit.
Borxhi i qeverisë shqiptare ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë i marrë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1990, arrin në shumën 23.8 milionë dollarë. Me këtë projektligj qeveria shqiptare është në përfundim të mbylljes së detyrimeve të trashëguara nga regjimi ish-komunist.
(m.a/ata/BalkanWeb)