Regjistrimi i popullsise, PDIU, Idrizi: Pr/ligji delikat, ka probleme
TIRANE-Regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisë është diskutuar në seancën e sotme të parlamentit. Deputeti Shpëtim Idrizi i PDIU ka theksuar se projektligji është shumë delikat dhe duhet diskutuar gjerësisht më grupet e interesit, gjë që sipas tij kjo nuk është bërë.
“Procesi për hartimin e këtoj projektligji duhet të kishte përfshirë dhe grupet e interesit, pasi do kishin bërë transparent qëndrimin e tyre”.
Duke theksuar se regjistrimi i popullsisë duhet kryer pasi është shumë e rëndëisshme, Idrizi theksoi në fjalën e tij në Kuvend se për shprehinë e identitetit kombëtar duhet lexuar mirë Kushtetuta, nenet përkaëse për këtë pikë. Deputeti theksoi se realisht ka njerëz që për intersa të caktuara kanë ndryshuar kombësi, dhe kjo nuk duhet barazuar me shprehjen subjektive të etnitetit.
“Në Kushtetutë në ligjin për kombësinë. në paragrafin e dytë citohet për shprehjen e lirë të identitetit të tij kombëtar. Me shpjegimin e këtij koncepti hyra tek vërejtjet, dmth, jo subjektivitetit arbitratitetit të dikujt që për interesa të caktuara shprehet se i përket etnitetit të dikujt”.
Deputeti i PDIU ndër të tjera theksoi se pavarësisht se ky ligj i përket vendit tonë do të ketë implikime ndërkombëtare.
“Përgjigja është se ky pr ligj me gjithë përpjekjet që bëhen prej ideatorit ka implikime ndërkombëtare sa do të nënvlerësohet prej propozuesve do provonte inmplikime ndërkombëtare. Shtetet fqinje kanë shprehur hapur interesin për këtë proces. PDIU ka tërhequr vëmendjen e nevojës për një proces të drejtë dhe transparent. Në formën që është paraqitur ky ligj ka probleme, në gjykimin tonë, ligji duhet të sqaronte konceptin”, u shpreh Idrizi për pr/ligjin e regjistrimit etnik dhe fetar në vendin tonë.
(d.b/BalkanWeb)