Për 3 mijë euro borxh shqiptari mban peng me zinxhirë italianin
06/07/2011 Në këmbim të lirisë kërkonte 10 mijë euro, e rrahu me zinxhirët që e kishte lidhur
NAPOLI- As që e kishte imagjinuar ndonjëherë italiani që borxhi prej 3000 eurosh që i kishte shqiptarit do t’i kthehej në makthin e jetës. Në këmbim të vonesës së kthimit të borxhit shqiptari i kërkonte 10 mijë euro, teksa e mbajti si rob në dollap dhe e rrahu barbarisht me zinxhirët, me të cilët e ishte lidhur. Kjo i ka ndodhur një qytetari nga Roma, emrin e të cilit Corriere Della Sera nuk e bën të ditur, i cili i kishte kërkuar 3000 mijë euro borxh Petrit Sevdarit, 32-vjeçarit shqiptar. Kur kthimi i lekëve po vononte, Sevdari e rrëmbeu dhe e mbajti peng në një dollap në komunën Cardito. Rumunes, së shoqes së italianit Sevdari i telefononte, për ta kërcënuar të gjente 10 mijë euro se përndryshe do t’ia vriste burrin dhe do t’ia bënte mishin copa-copa dhe pastaj fiku telefonin nga frika se mos identifikohej vendndodhja. Por policia e Napolit, nën drejtimin e Andrea Curtales, e kapi sinjalin telefonik dhe nisi operacionin e shpëtimit të pengut. Në rrugën “Guglielmo Marconi” në Cardit, policët panë Sevdarin të hipte në makinën e tij dhe e prangosën në tentativë për t’ia mbathur sapo i pa. Kur kontrolluan shtëpinë në dy nivele dhe me një ndarje të vogël, atje panë italianin e lidhur me zinxhirët e bashkangjitur në mur. Gjetën edhe një thikë që e sekuestruan bashkë me një patentë shoferi dhe kartën e rremë të identitetit. Italiani i rrëmbyer ishte rrahur vazhdimisht me zinxhirët dhe u dërgua në spital. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë, pasi dukej qartazi që Sevdari nuk vepronte i vetëm. Ai u akuzua për rrëmbim, gjobvënie, dhe torturë dhe u dërgua në burg, ku pret masën e sigurisë.