Borxhi në bixhoz, tre persona masakruan 45-vjeçarin
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga autorët që plagosën dy ditë më parë një 45-vjeçar në qendër të kryeqytetit. Motivi i plagosjes me sende të forta ka qenë një borxh prej 100 mijë lekësh që viktima u kishte tre agresorëve, pas një loje bixhozi. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se dje janë identifikuar dhe dhe më pas arrestuar, autorët e plagosjes së rëndë të Novruz Kajës, ngjarje e ndodhur të dielën, më 8 qershor, pranë xhamisë së Ethem Beut në Tiranë. Kështu është kryer arrestimi në kushtet e flagrancës të autorëve të dyshuar, të cilët janë: Arben Spaho, 33 vjeç, Albert Tereziu, 19 vjeç, të dy banues në Prezë, si dhe Xhentil Kupe, 32 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor i formuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, doli në konkluzionet paraprake se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që 45-vjeçari, i goditur me sende të forta, ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, bëhet e ditur se Arben Spaho, në momentin e arrestimit ka qenë në shoqërinë e një femre, të cilën po e shfrytëzonte për prostitucion. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tre shtetasve, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të ”Plagosjes së rëndë me dashje” në bashkëpunim, ndërsa ndaj Arben Spahos, do të procedohet edhe për konsumim të veprës penale të ”shfrytëzimit të prostitucionit”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë kur tre persona kanë tentuar të rrëmbejnë një 40-vjeçar në qendër të Tiranës në mes të ditës. Në pamundësi të rrëmbimit, agresorët e kanë lënë 45-vjeçarin. Agresorët ishin me një makine tip Golf me targa Tirane. Policia është vënë në ndjekje të tyre, që mësohet se ishin 2 meshkuj dhe një femër. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa policia nuk kishte ende një version zyrtar, nëse ishte sulm për grabitje, rrëmbim apo rrahje. Ishin shërbimet e policisë bashkiake, të cilët i dhanë ndihmën e parë Kajës, duke e transportuar me automjetin e tyre për ndihmë mjekësore në spital. Policia kishte shoqëruar dy persona, të cilët mësohet se janë dëshmitarë të ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008