Kriza, pritet takimi i delegacionit KIE me Ramen
TIRANE-Delegacioni i përbërë nga 10 komisionerë të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare te Keshillit te Europes, Mevlüt Çavusoglu vazhdon takimet intensive per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes politike.
Sic ishte paralajmëruar ne axhende, delegacioni fillimisht ka zhvilluar takim me presidentin e Republikes Bamir Topi. Ata jane pritur ne presidence në orën 09. 15 dhe bisedimet mes zyrtareve nga Strazburgu dhe kreut te shtetit kane zgjatur deri në orën 10. 15 minuta.
Sipas njoftimit zyrtar te presidences mes të pranishmëve gjatë takimit 60 minutësh eshte diskutuar mbi zhvillimin e tryezes politike të bisedimeve mes mazhorancës dhe opozitës, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Gjate takimit palët kane shkëmbyer mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit. Delegacioni i Asamblese Parlamentare kane vleresuar mjaft pozitivisht rolin e presidentit Topi si negociator.
Më pas delegacioni ka lënë presidencën për të zhvilluar nje takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne kryesine e Kuvendit.
Në orën 11.30 minuta Presidenti i Asamblesë Parlamentare te Keshillit te Europes, Mevlüt Çavusoglu dhe anetaret e tjerë të delegacionit kanë lënë Kryesinë e Kuvendit dhe pasi kanë përshkuar në këmbë bulevardin "Dëshmorët e Kombit" kanë hyrë në kryeministri, ku janë pritur nga kreu i qeverisë Sali Berisha.
Pas takimeve me tre krerët e shtetit, ne axhenden e tyre, grupi i të dërguarve të Këshillit të Evropës ka në dispozicion 2 orë për të drekuar. Dhe rreth orës 15:15, delegacioni do të takohet me kryetarin socialist, Edi Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë së Tiranës.
Për më shumë se një orë është menduar që grupi i raporterëve dhe përfaqësuesve të lartë të Asamblesë së Këshillit të Evropës do të dëgjojë kërkesat e socialistëve në opozitë. Një nga kërkesat kryesore është ajo e transparencës së plotë të zgjedhjeve të 2009, deri në hapjen e kutive të votimit.
Pas të gjitha këtyre ecejakeve në bulevardin kryesor të Tiranës, delegacioni do të rikthehet rreth orës 17.00 në Presidencë, ku për rreth një orë do të kenë një takim përmbledhës me Presidentin Bamir Topi, që tashmë është pozicionuar në rolin e negociatorit. Misioni i Këshillit të Evropës ka planifikuar që të gjitha rezultatet e takimeve t’i bëjë të ditura në një konferencë për shtyp, nesër ditën e martë, në orën 10:30. Përveç kreut të Asamblesë Parlamentare të KiE, do të jenë pjesë e këtij misioni edhe dy raporterët për Shqipërinë, Jaakko Laakso dhe David Ëilshire. Të tjerë përfaqësues të lartë të KiE do të jenë në Tiranë: Luca Volontè, Andreas Gross, Anne Brasseur, Tiny Cox, etj.
Vizita e këtij misioni të KiE në Tiranë vjen si një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën e saj 1709, për të mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik. Kjo përcaktohet në njoftimin zyrtar të Asamblesë. Në një seancë të posaçme, KiE miratoi një rezolutë ku përcaktoi se Shqipëria ndodhet në krizë politike dhe kjo duhet të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv, i cili të drejtohet nga Presidenti i Republikës. KiE i drejtoi një thirrje urgjente qeverisë që, brenda pak ditëve të ngrejë një komision parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa opozitës i kërkoi të hyjë në Parlament dhe të kontribuojë për ecurinë e reformave. Por, nga ana e tyre si PS-ja, ashtu edhe PD-ja i kanë interpretuar sipas interesave partiake deklaratat e qëndrimet e Asamblesë Parlamentare të KiE. PS-ja kërkon hetim të plotë dhe hapje të kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe nuk tërhiqet aspak nga kjo kërkesë. Ndërsa PD-ja, edhe përmes qëndrimit të paraqitur nga kryeministri Berisha në tryezën e Presidentit, nuk pranon “të shkelë mbi vendimet e gjykatave”. Nuk dihet nëse misioni do të paraqesë ndonjë rrugëzgjidhje, apo thjesht do të bëjë presion përmes deklaratave publike që zgjidhja të vijë nga palët dhe të firmoset më në fund një marrëveshje që do të mundësojë thyerjen e bojkotit të Parlamentit nga opozita.
(GSH/BalkanWeb)