“Gërdeci” dëgjohen dëshmitë e radhës, punohej pa kontratë
TIRANE- Ka dëshmuar sot në procesin Gërdeci në Gjykatën e shkallës së parë , bashkëshortja e Endri Dvoranit, një prej viktimave të tragjedisë së 15 marsit. Ajo ka shpjeguar se bashkëshorti i saj nuk ka qenë i siguruar në punë dhe nuk ka firmosur kontratë pune. Detyra që ai kryente kishte të bënte me magazinimin e materialeve dhe për këtë paguhej 60 mijë lekë. Dëshmitarja theksoi se bashkëshorti i saj ankohej gjithnjë për orarin e gjatë të punës dhe faktin që nuk kishte asnjë ditë në javë të drejtë pushimi.
Në seancën e sotme kanë dëshmuar edhe 2 punonjës të fabrikës, Shqipe Aliu dhe Kujtime Gërdeci, të cilat kanë pohuar se nuk kanë qenë të siguruara dhe nuk kanë patur kontratë pune. Ndërkaq oficerët e policisë gjyqësore kanë dorëzuar në seancën e sotme procesverbalin në lidhje me ekspertimin që ju bë pak ditë më parë vendit ku dyshohet të jetë gjetur sldatricja që shpërtheu në flakë duke shkaktuar tragjedinë e 15 marsit.
Nga akuza kjo konsiderohet si provë e fortë që tregon se tragjedia u shkaktua si pasojë e një gabimi njerëzor dhe hedh poshtë pretendimin e të pandehurve se behët fjalë për një sabotazh.
Mbi bazën e këtij procesverbali gjykata do të vendosë nëse do ta marrë si provë në shqyrtim gjatë procesit ekspertimin e bërë nga oficerët e policisë gjyqësore.
(e.n/News24/BalkanWeb)