Vlorë, shpërngulen 30 familje nga rrëshqitja e dheut
VLORE- Pas rrëshqitjeve, Vllahina e Vlorës po përballet me largimin masiv të familjeve. Rreth 30 familje nga fshati i Koculit, fshat në përbërje administrative të komunës së Vllahinës, janë shpërngulur këto ditë nga banesat e tyre pasi këto të fundit janë bërë të pabanueshme dhe në rrezik shembjeje nga erozioni i tokës.
Rrëshqitjet në komunën e Vllahinës në Vlorë nisën pak ditë më parë, ndërsa kanë përparuar cdo ditë duke sjellë dëme të jashtëzakonshme për banorët. Situata në fshatin Kocul mbetet alarmante pasi toka po zhvendoset cdo ditë dhe nga 80 shtëpi që ka ky fshat vetëm pak prej tyre mund t'i rezistojnë kësaj shkarje masive. Situata mbetet e njëjtë dhe në fshatin Trevllazër ku lëvizja e dherave dhe rreziku i shembjes së shtëpive sa vjen e shton alarmin për banorët. Edhe në këtë fshat janë shpërngulur 30 familje pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pa banueshme.
(m.a/News24/BalkanWeb)