Foshnja e sëmurë, QSUT: Te kryhen egzaminimet, mund te operohet ketu
TIRANE- Pas apelit të bërë në News24, ku u mësua se foshnja 3-muajshe Gerald Murga rrezikon jetën për shkak të një problemi në zemër ka reaguar qendra spitalore universitare “Nënë Tereza“. Te kontaktuar me telefon nga News24, drejtues të repartit të kardiokirurgjisë, kanë deklaruar se foshnja nuk është kontrolluar më parë në këtë repart ndërsa i kanë bërë thirrje prindërve ta dërgojnë Geraldin në repartin e kardiokurgjisë për ti bërë të gjitha egzaminimet e duhura dhe më pas të vendosin për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale.
Mjeku kardiokirurg Altin Veshti thotë se raste të tilla nuk janë të panjohura për ta dhe për këtë arsye foshnja më parë duhet ti nënshtrohet të gjitha kontrolleve për të përcaktuar edhe diagnozën e saktë. Sipas Veshtit, pas përcaktimit të diagnozës do të vendoset nëse ndërhyrja kirurgjikale do të bëhet këtu apo në Italinë fqinje.
Për këtë arsye, Veshti thotë se prindërit duhet ta sjellin foshnjën e tyre në QSUT. Dy ditë më parë, babai i vogëlushit nëpërmjet Neës24 kërkoi ndihmën e shtetit për të nxjerrë pasaportën e djalit, me qëllim operimin e Geraldit në Itali. Sipas Pëllumbit, pasaporta megjithëse për të është aplikuar që para 30 ditëve, ende nuk ka dalë. Dhe kjo gjë sipas tij ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të foshnjës 3-muajshe.
Gerald Murga lindi 3 muaj më parë në mënyrë natyrale në Maternitetin e Tiranës por vetëm katër orë pas lindjes shfaqi probleme të rënda në zemër. Pas qëndrimit katër ditë në maternitetin Koco Gliozheni në kryeqytet, Gerald Murga nga komuna e Martaneshit diagnostifikohet me malformime të rënda në zemër.
(e.n/News24/BalkanWeb)