OKB kërkon zbardhjen e krimeve të komunizmit
TIRANE- Shqipëria duhet të zbardhë të gjithë krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjet dhe aktorët. Kështu ka deklaruar raportuesi i OKB Alston i cili prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në vendin tonë. Ai është pritur sot në takime të veçanta nga Presidenti, Bamir Topi dhe Kryeministri Berisha .
“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballemi në vijimësi por edhe të bindur për realizimin me sukses të misionit tonë për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike në vend”´kështu theksoi Presidenti Topi gjatë këtij takimi ndërsa e njohu Alston me disa prej zhvillimeve më aktuale në Shqipëri, në fushat ku shteti shqiptar po punon me seriozitet për realizimin e reformave efikase, përmbushja me sukses e të cilave përbën edhe një ndër kushtet kryesore për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Në mënyrë të vecantë, kreu i shtetit u ndal në hapat e ndërmarra për respektimin e të drejtave të njeriut si element substancial i cdo shoqërie demokratike.
Ndërkaq kryeministri Berisha siguroi se lufta me zero tolerancë kundër krimit është dhe mbetet përparësi themelore e punës së qeverisë shqiptare.
Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua edhe për iniciativën e qeverisë shqiptare për krijimin e institutit për krimet e komunizmit dhe ngritjen e Task Forcës për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të krimeve të komunizmit.
Raporteri Alston e falenderoi kryeministrin Berisha për përpjekjet e qeevrisë për transparencën dhe dëminin e krimeve të komunizmit duke shprehur mbështetjen e plotë për zbardhejne e të gjitha krimeve të kryera nga regjimi diktatorial.
“Shqipëria dueht të zbardhë të gjitha krimet e kryera gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjen dhe aktorët” u shpreh Alston.
(e.n/News24/BalkanWeb)