Bosch- votuesve:Aplikoni për letënjoftime

Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch gjatë vizitës në njwsinë bashkiake "Numër 7" u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për letërnjoftime. "Të gjithë qytetarët duhet të aplikojnë për letënjoftime, jo vetëm ata që nuk janë të pajisur me pasaporta. Procesi i aplikimit zgjatë vetëm pesë minuta",u shpreh ambasadori. Bosch deklaroi se "Në këtë proces ka më shumë kapacitet pune se sa njerëz të interesuar për letërnjoftime". Ndërkohë që zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni deklaroi se brenda 15 marsit do të nisë aplikimi edhe në njësitë më të vogla bashkiake."Aktualisht në më shumë se 75 % të territorit,janë hapur zyrat që shërbejnë për aplikimin për letërnjoftime", theksoi ai.