Shqipëri-Maqedoni, mallrat pa taksë doganore
Shqipëria dhe Maqedonia së shpejti do të liberalizojnë tregun e mallrave, çka do të thotë që nuk do të paguhet më taksë doganore për produktet që do të importohen dhe eksportohen midis dy vendeve fqinjë. Ne Forumin e Biznesit Shqiptaro-Maqedonas që zhvilloi punimet dje në mjediset e Hotel Tirana Internacional, ministrat e Ekonomisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë, përkatësisht Genc Ruli dhe Fatmir Besimi u shprehën për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe në mbështetje të liberalizimit tregtar.
Ministri maqedonas, Besimi, u shpreh se në kuadër të kësaj nisme, prioritet do t'iu jepet prodhimeve të industrisë së agrikulturës, por njëkohësisht kërkohet edhe realizimi i infrastrukturës rrugore për një qarkullim pa pengesa dhe të nevojshëm për biznesin. Ministri shqiptar i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, nga ana e tij përgëzoi përfaqësuesit maqedonas për këtë nismë, duke shtuar se në momente të tilla, ku ekonomia e gjithë botës po ndien efektet e krizës globale, nevojitet ky bashkëpunim ndërrajonal. “Shqipëria dhe Maqedonia, në mbështetje të nenit 40 të marrëveshjes CEFTA 2006, si të gjitha palët e përfshira në këtë marrëveshje, janë të detyruara të negociojnë liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë së produkteve bujqësore, brenda muajit maj të vitit 2009”, - theksoi ministri Ruli. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia janë të përfshira tashmë në takimet konsultative/negociuese, që lidhen me liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë së produkteve bujqësore, mbështetur në marrëveshjen CEFTA 2006. “Mendoj se pikërisht këtu ne kemi shumë më tepër mundësi për të avancuar në drejtim të liberalizimit të mëtejshëm, në interes reciprok të të dyja vendeve”, - deklaroi ministri Ruli. Që kur është firmosur marrëveshja CEFTA, shkëmbimi i mallrave me Maqedoninë si për eksportet edhe importet ka shënuar rritje, është shprehur ministri Ruli. Volumi i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë për vitin 2008 arriti në vlerën 105 milionë euro, ndërkaq, eksportet shqiptare drejt Maqedonisë mbulojnë rreth 21% të totalit të eksporteve në grupin e vendeve të CEFTA-s, duke shënuar një rritje prej 47% ndaj vitit 2007. Importet nga Maqedonia gjithashtu kanë rezultuar me një rritje prej 33%, duke zënë mbi 26.7% të importeve brenda grupit të CEFTA-s. Ruli tha se siç edhe shifrat tregojnë, zbatimi i CEFTA-s ka sjellë një përmirësim të ritmit të rritjes së shkëmbimit të mallrave midis grupit të këtyre vendeve, duke ndikuar në integrimin e ekonomive respektive. Por liberalizimi i plotë i tarifave doganore edhe për produktet bujqësore duket se do të rrisë edhe më shumë nivelin e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ruli tha se qeveria shqiptare ka krijuar lehtësira për nxitjen e investimeve të huaja.
Ruli tha se garantimi i infrastrukturës së biznesit është një element mjaft atraktiv për investitorët. Veçanërisht infrastruktura fizike, që ka të bëjë me stabilimentet, sistemet e transportit, energjisë, të teknologjive të komunikimit dhe informacionit. “Modernizimi i një infrastrukture të tillë për kushtet e Shqipërisë, padyshim që është një proces afatgjatë, por tashmë jemi në një rrugë të mbarë dhe në një proces të pandalshëm. Një ndër prioritetet në këtë drejtim dhe që do të kenë impakt të shpejtë është krijimi i parqeve industriale. Qeveria ka miratuar krijimin e 7 parqeve industriale”, - ka deklaruar ministri Ruli në takimin me palën maqedonase.