Londra Kapercimi i krizes eshte rruga per ne BE

Nderkombetaret kane ndermarre nje nisme te re per zgjidhjen e krizes politike shqiptare pas impasit te negociatave ndermjet PD-se dhe PS-ne. Kesaj radhe ka qene nje kancelari prestigjioze dhe aleate e shqiptareve qe ka nisur nje seri takimesh me drejtuesit e shtetit dhe ata te politikes shqiptare. Behet fjale per Britanine e Madhe pasi ambasadorja e Madherise se saj Mbretereshes Elizabet Fiona Mcllwham ka zhvilluar nje takim me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi ku eshte diskutuar per zgjidhjen e krizes politike. Komunikata zyrtare e Presidences e ka cilesuar nje takim pune konsultimin mes diplomates se Londres zyrtare dhe Presidentit Topi. Ne kete njoftim theksohet se kreu i shtetit dhe perfaqesuesja diplomatike e Mbreterise se Bashkuar nje vendi tradicionalisht mik dhe aleat diskutuan rreth zhvillimeve me te fundit dhe situates politike ne vend fuqizimit te metejshem te institucioneve te pavarura kushtetuese forcimit te gjyqesorit dhe te shtetit te se drejtes si dhe permbushjes se aspiratave integruese europiane te popullit shqiptar. Ambasadorja Mcllwham nga ana e saj pasi e siguroi kreun e shtetit se Mbreteria e Bashkuar do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne te gjitha perpjekjet dhe sfidat e saj integruese theksoi se kapercimi i krizes politike dialogu dhe konsensusi politik do te jene mjetet me te mira per te permbushur standardet integruese ne rrugetimin e Shqiperise per tu bere pjese e familjes se madhe europiane. Ne fakt fraza e fundit e thene nga diplomatja e Londres zyrtare tregon qendrimin e komunitetit nderkombetar se ceshtjet e integrimit lidhen ngushte me situaten politike ne vend. Burime diplomatike bejne te ditur per Shqip se ambasadorja britanike Fiona Mcllwham do te percoje mesazhin e nevojes se nje zgjidhjeje te shpejte te krizes edhe gjate takimeve qe pritet te kete me Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozites Edi Rama. Por nuk ka qene i rastesishem takimi me Presidentin Topi duke qene se nderkombetaret me shume se nje here kane shprehur qendrimin se kreu i shtetit eshte pika e referimit per qendrimin e paanshem dhe kushtetues. Roli i Britanise ne kete proces vjen si pasoje e zgjatjes se krizes politike ne vend dhe mosgjetjes se nje konsensusi ndonese nje sere procesesh te rendesishme integruese e presin Shqiperine gjate vjeshtes se ketij viti. Keshtu Shqiperia pret te perfitoje regjim te liberalizuar vizash per qytetaret e saj dhe statusin e vendit kandidat ne BE vendime qe priten te merren ne nentor te ketij viti dhe moszgjidhja e krizes politike i rendon pozitat e vendit ne syte e nderkombetareve. Nga ana tjeter nje pjese e rendesishme e ambasadoreve perendimore ne Shqiperi kane jave qe e kane mbyllur mandatin e tyre ne Shqiperi dhe pasardhesit e tyre ende nuk e njohin ne detaje jeten politike ne vend. Nga ana e saj ambasadorja Fiona Mcllwham ka qene pjese e negociatave qe jane bere mes perfaqesuesve te politikes shqiptare dhe nderkombetareve kohet e fundit. Nderkaq diplomatja britanike eshte shfaqur e kujdesshme dhe e vemendshme ndaj aktivitetit politik ne vend. Vendosja e zgjidhjes se krizes si nje teme kryesore ne takimet qe ambasadorja britanike do te zhvilloje me klasen politike ne vend vjen edhe si pasoje e mosgjetjes se nje zgjidhjeje per ngercin nga ana e dy te deleguarve te partive kryesore. Keshtu mes Astrit Patozit te PD-se dhe Gramoz Rucit te PS-se ende nuk mund te flitet per konsensus nisur nga fakti se qendrimet e tyre mbi fatin e kutive te votimit nuk perputhen. Tensioni per mosgjetjen e kesaj krize u be edhe me i ndjeshem ne diten e pare te sesionit te ri parlamentar ne seancen plenare e cila u karakterizua nga akuzat dhe debatet.