Bruksel, Van Rompi: Politika në Shqipëri po monitorohet
Në krah të presidenti të Bashkimit Europian Herman van Rompui, kryeministri Sali Berisha nga Brukseli premton konsensus për reformën zgjedhore. Në konferencën e përbashkët për shtyp me numrin një të BE-së, kreu i qeverisë shqiptare dha gjithashtu garanci se do të realizohen të gjitha reformat e tjera që unioni kërkon për të pranuar Shqipërinë.
"Informova për reformat dhe situatën politike ne vendin tim. Sigurova presidentin se qeveria im e dhe une do bëjmë c’është e mundur, do ndërrmarim cdo reformë, miratojmë cdo ligj për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu do bëjmë cdo përpjekje për të bashkëpunuar me opozitën. Jemi gati për të gjetur konsensus për reformën zgjedhore", tha Berisha.
Nga ana e tij presidenti i Bashkimit Europian bëri të qartë se politika në Shqipëri po monitorohet. "Diskutuam për situatën politike të ditës në Shqipëri dhe i konfirmova kryeministrit se BE po ndjek me interes dhe me vemendje të madhe zhvillimet tek ju.
Vitin që kaloi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme që ishin një test kyc për demokracinë dhe progresin në rrugën e anëtarëimit ne BE", u shpreh Van Rompi. Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të nisë turin në vendet e Ballkanit perendimor dhe ndër to dhe Shqipërinë.
Elona Gjylmi