Deklarata e Fule, Beja: Qëndrimi i opozitës pengon integrimin. Bushati: Mbështetje për PS
Propaganda negative e socialistëve në sytë e ndërkombëtarëve për zgjedhjet dhe krizën politike ka dëmtuar dhe dëmton integrimin. Ka qenë ky komenti i kryetarit të Komisionit Parlamentar të Jashtëm, deputetit Fatos Beja pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimin Fule lidhur me krizën.
“Objektivi i opozitës për të ridiskutuar produktin e këtyre zgjedhjeve, parlamentin dhe qeverinë që ka dalë prej tyre është një objektiv I cili drejtëpërdrejtë pengon procesin e integrimit. Opozita përpiqet si t’I errësojë këto arritje, sit ë hedhë baltë. është e papëlqyeshme në momentin e vlerësimit maksimal që ne të lëshojmë nga Shqipëria sinjale të mosfunksionimit të normal të institucioneve qëndrore siç është parlamenti” tha Beja.
Sipas deputetit demokrat të gjithë palët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet përkatëse dhe të mos mbeten në nivel deklaratash. Ndërkohë socialistët e kanë lexuar deklaratën e Fules për të zgjidhur krizën si një inkurajim të kërkesës së tyre për transparencë.
“PS përshëndet inkurajimin që Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule I ka dhënë kërkesës sonë për transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009 si një nga parimet themelore të një shoqërie demokratike, para, gjatë dhe pas vizitës së tij në Shqipëri. Kërkesa jonë për transparencë është një kërkesë që zbatohet jo vetëm në ligjin dhe kushtetutën shqiptare apo praktikën ndërkombëtare, por dhe në vlerat europiane” tha Ditmir Bushati.
Pas dorëzimit të përgjigjeve të pyetesorit për statusin e vendit kandidat, Komisioneri për Zgjerim Fyle bëri thirrrje për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në Tiranë.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 prill 2010 ) < I mëparshmi