E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, aksidentohet zv/kryeministri Ramë Manaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, ka pësuar një aksident, me veturën e tij zyrtare. Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën Pejë - Prishtinë, pikërisht në fshatin Arllat, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. "Në fakt, ka qenë vetë-aksident", shtoi ai. Vetura “Taurek” me të cilin po udhëtonte Manaj, së bashku me tre persona të tjerë është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rruge. Sipas informacioneve të para, Manaj dhe personat e tjerë në veturë, kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›