Kethrin Zeta Zhons, dyshime se është anoreksike
Në disa prej fotografive të kohëve të fundit, ikona e bukurisë Kethrin Zeta Xhons shfaqet shumë e dobët dhe e tërhequr, duke shqetësuar të afërmit por edhe fansat. Ekspertët sqarojnë se anoreksia herë pas here fillon me dëshirën për të humbur disa kilogramë për t’u ndier të rinj dhe të lehtë. Anoreksiket në moshën 40 vjeçare janë një fenomen që po haset gjithmonë e më tepër, ashtu siç duket edhe rasti i Kethrin Zeta Xhons. Problem mbetet edhe shtimi i operacioneve me qëllim rininë e përjetshme, ndërkohë që një pjesë tjetër e mirë synon dobësimin ekstrem duke eliminuar ushqimin dhe shkatërruar stomakun. Në këtë mënyrë specialistët këshillojnë vakte të plota si dhe kontroll mbi kaloritë e tepërta. Këshut do të ishte ideal një ushqim që përmban zarzavate, fruta, ujë dhe pije freskuese natyrale.
Shon Pen
Në terapi për kontrollimin e zemërimit
Shon Pen është urdhëruar që t’i nënshtrohet këshillimit për kontrollimin e zemërimit, është detyruar të punojë në shërbim të shoqërisë dhe ka marrë tre vite me kusht pas një dëgjimi në gjykatë të mërkurën. Aktori 49-vjeçar nuk ishte i pranishëm në gjykatë, kur mori dënimin që të shkojë 36 orë në terapi, të shërbejë 300 orë punë për shoqërinë dhe të lirohet tre vjet me kusht, për shkak të një sulmi që ka bërë ndaj një fotografi vitin e kaluar. Yllit të filmit “Milk” i është lejuar që ta përfundojë punën e tij ndaj shoqërisë me anë të angazhimit të tij bamirës në Haiti që aktualisht është duke vepruar. Avokati i Pen, Riçard Hirsh, ka thënë se aktori ka pranuar dënimin dhe do të vazhdojë tutje ta respektojë atë.
14 Maj 2010