E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, në hetim 8 bankat më të mëdha në botë



Kryeprokurori i Nju Jorkut, Endrju Kuomo ka nisur një hetim për 8 bankat më të mëdha në botë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se bankat që janë vënë nën hetim janë: Goldman Sachs, Morgan Stanley, UBS, Citigroup, Credit Suisse, Deutsche Bank, Credit Agricole dhe Merrill Lynch, që aktualisht kontrollohet nga Banka e Amerikës. Autoritetet e SHBA-ve janë duke zgjeruar hetimet e tyre, duke iu referuar dokumenteve të së kaluarës, pasi mendohet se ato kanë kryer një mashtrim financiar. Mendohet gjithashtu se këto banka kanë dhënë informacion fals për agjencitë kryesore të vlerësimit mes të cilave “Fitch Ratings and Moody's” me qëllimin për të mbivlerësuar besueshmërinë e titujve të krijuar për të mbajtur kreditë që kishin dhënë. Në thelb bëhet fjalë për të mbivlerësuar detyrimet e krijuara nga grupimi i shumë borxheve në një maksibond i faksimuar në letrat me vlerë, që janë blerë nga investitorët. Muajin e kaluar, pas një sërë hetimesh intensive, një komision i Senatit zbuloi se punonjësit e “Wall Street” ishin të përfshirë në procesin e vlerësimit. Kështu, punonjësit e bankave përpiqeshin të bindnin agjencitë, të bënin marrëveshje. Rast konkret është raportimi i komitetitlidhur me një punonjës të “Golman Sachs”, i cili u përpoq të bindte “Standart and Tours” të lejonte bankën e tyre të bënte një marrëveshje, për të cilën shumë analistë ishin në pikëpyetje. Agjencitë e vlerësimit mund të lehtësojnë masat e ndërmarra nga bankat, duke publikuar modelet e vlerësimit në faqet e internetit të korporatave të tyre. Agjencitë argumentojnë se duke qënë të hapur për këtë modele u ofrojnë transparencë investitorëve, por shumë nga ish-punonjësit e agjencive thonë se kjo praktikë u jep shumë pushtet bankierëve. “The Wall Street Journal”, njoftoi se prokurorët federalë të SHBA-ve, duke punuar me rregullatorët e letrave me vlerë, kryen një hetim paraprak për katër bankat që mashtronin investitorët në lidhje me rolet e tyre në marrëveshjet e hipotekës. Bankat në fazë të hershme të hetimit janë: JPMorgan Chase, Citigroup, Deutsche Bank dhe UBS, njoftoi gazeta në faqen e saj, duke përmendur një burim të besuaeshëm për këtë çështje që ka shkaktuar reagime të shumta.

14 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›