Patos, hyn me forcë në banesën e të dashurës, arrestohet
PATOS- Një dashuri disa vjeçare mes dy 35 vjeçarëve të martuar nga qyteti i Patosit, 8 kilometra larg nga Fieri, ka përfunduar me plagosje të rëndë “të partneres” së fshehtë dhe arrestim të të dashurit të saj. Debatet mes “çiftit” kishin disa javë që kishin nisur, ndërkohë që kanë përfunduar mesditën e së enjtes.
Burimet zyrtare të policisë së Fierit bëjnë të ditur se mesditën e së enjtes, rreth orës 13:30 i kanë vënë prangat shtetasit Admirim Lamçaj, lindur e banues në qytetin e Patosit, me arsim të mesëm, 35 vjeç, i martuar dhe me fëmijë.
Burimet policore tregojnë se orët e para të mëngjesit të sotëm 35 vjeçari Lamçaj ka hyrë më forcë në banesën e shtetases Violeta X. Pasi ka debatuar me këtë të fundit, mësohet se e ka qëlluar me mjete të forta si dhe me thikë të dashurën. Ai është larguar, ndërkohë që skena është parë nga nëna e të plagosurës si dhe fëmijët, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë për Violetën , duke e transportuar atë për në Spitalin e Fierit.
Po burimet policore, të cilat bazohen në dëshminë e të dëmtuarës tregojnë se Admirimi dhe Violeta kishin vite që kishin një lidhje jashtë martese me njëri-tjetrin. Periudhën e fundit Violeta. Xo.. kishte vendosur të shkëputej prej tij. Kjo shkëputje duket se nuk është pranuar nga dashnori i saj, i cili mësohet se ka nisur kërcënimet qysh në fillim.
Ndërsa ka ruajtur që në banesë të mos ndodhej burri i të dashurës, Admirim Lamçaj hyn mëngjesin e sotëm në banesën e saj, një shtëpi private në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit. Kjo e fundit gjendej në shtëpi me nënën dhe dy fëmijët , të cilët kanë parë të gjithë skenën. Pas mbërritjes në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore e dhunuara ka dëshmuar për policinë të gjithë ngjarjen që përfundoi tragjikisht. Uniformat blu të policisë së Fierit në mbështetje edhe nga uniformat e policisë së Postës së Patosit, i kanë vënë prangat rreth orës 13:30 Admirim Lamçaj , i cili mësohet se edhe më parë ka qënë i dënuar.
(M. Troka/ O.Zh/ BalkanWeb)