Bosch: Problemi i kartave të identitetit, në zgjidhje e sipër
Klima parazgjedhore në qarkun e Fierit, është vlerësuar e mirë nga ambasadori i OSBE-së, në Tiranë, Robert Bosch. Në takimin që ka zhvilluar mesditën e djeshme me banorët dhe kryebashkiakun Baftjar Zeqo, e më pas me prefektin e qarkut Shahin Bejdaj, Bosch ka përsëritur rëndësinë e zgjedhjeve. Edhe pse të dyja të takimet janë zhvilluar pa praninë e medias, ambasadori ka deklaruara pas dy takimeve se ishte e nevojshëm që të zhvillohej një vizite e tillë në këtë situatë parazgjedhore.
Bosch nuk është ndalur gjatë tek problemet që janë shfaqur së fundmi në Fier, siç është problem i kartave të identitetit, por ai e ka quajtur këtë si një problem në zgjidhje e sipër, duke u ndaluar tek puna impenjative e strukturave vendore në këtë proces të rëndësishëm. Ndërkohë, sipas burimeve konfidenciale nga bashkia, mësohet se në takimin me kryebashkiakun Zeqo, ambasadori Bosch ka kërkuar sqarim për tre çështje të rëndësishme, ku një ndër to ka qenë problemi i djegies së tre mijë kartave të identitetit nga firma që ka marrë përsipër prodhimin e tyre. Ambasadori brenda së njejtës temë ka përfituar tu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të pajisen ma karta identiteti. Kjo ishte një vizitë njohje si për mua, ashtu edhe për drejtuesit e Fierit. Unë shpresoj dhe besoj që të jetë një klimë dhe atmosferë e gjallë, pasi edhe vet zona është e gjallë. Ajo që dua të them është se ky vend ka një ardhmëri të zhvillimit ekonomik, nënvizoi ai. Mesa duket, nëpërmjet kësaj thënie, ambasadori i OSBE, ka dashur të nënkuptojë mëshimin e autoritetit, që do të ketë OSBE në këto zgjedhje.