E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Përmirësimi i cilësisë së jetesës, ngjit Shqipërinë 9 vende

Përmirësimi i cilësisë së jetesës e ka renditur Shqipërinë në vendin e 68, ndër 194 vendet e botës, duke u ngjitur në këtë mënyrë 9 vende më lart nga viti 2008, kur renditej në vendin e 75-të. Zëdhënësja e qeverisë njëkohësisht dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu nëpërmjet një deklarate për shtyp ka përshëndetur këto rezultate si pasqyrim real të ndryshimeve që kanë ndodhur në vendin tonë. Shqipëria renditet vendi i 68-të , ndër 194 vendet e botës, për cilësinë e jetesës. Krahasuar me 2008-ën, kur listohej në vendin e 75-të , sot Shqipëria ngjitet 9 vende më lart. Indeksi i cilësisë së jetesës, botuar në revistën ekonomike "Cilësia e Jetës" që përfshin të gjithë faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës në vend, siç janë : kostoja e jetesës, taksat, mjedisi, shëndeti, infrastruktura, kultura e argëtimit, klima e përshtatshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e një biznesi, siguria etj, konfirmon edhe një herë një rezultat që ndryshon pozitivisht nga viti në vit, i bazuar në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, theksoi Bregu, nëpërmjet një deklarate për shtyp. Ministrja Bregu, vlerësoi pozitivisht këto rezultate, si dëshmitë reale të trendit të ndryshimit të këtij vendi. Që nga lufta kundër korrupsionit, klima e biznesit, lufta kundër varfërisë, reforma fiskale të cilat së bashku kanë si qëllim të vetëm përmirësimin e cilësisë së jetës. Qeveria shqiptare përshëndet çdo vlerësim objektiv ndaj reformave të ndërmarra gjatë këtyre viteve, të prekshëm së brendshmi, e të konfirmuar nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë, e sigurt se tendenca për të nxirë dhe mohuar zhvillimin e vendit i përket vetëm vetmitarëve të vjetër të politikës së re, vlerësoi ajo. Në këtë vlerësim, sipas saj, Shqipëria lë pas vende në rajon si Maqedonia, që mban dhe statusin e vendit kandidat për në BE, Serbia, Bosnja Hercegovina. Transparency International, Doing Business, Global Insight, The Economist, PNUD, Banka Botërore si dhe periodikë të ndryshëm si "Financial Times", "Forbes", "Ëall Street Journal", agjencia "Reuters".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›