Ndërkombëtarët, apel policisë për të mos u bërë pjesë e politikës në zgjedhje

OSBE, Bosch: Patjetër duhet të keni zgjedhje të pakontestueshme
Ndërkombëtarët rekomandojnë strukturat e policisë për rolin asnjanës, që ajo duhet të mbajë në zgjedhjet e 28 qershorit, në mënyrë të atillë që të mos bëhet pjesë me politikën, ashtu siç jemi mësuar ta shohim kohë më parë. Ambasadori i OSBE-së, në Tiranë Robert Bosch në fjalën e mbajtur gjatë një seance trajnimi të forcave të policisë për zgjedhjet e përgjithshme, theksoi se policia duhet të bëjë më të mirën e mundshme për të siguruar që procesi zgjedhor të jetë më i miri. OSBE ripërsërit mesazhin për zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare, duke i cilësuar ato tepër të rëndësishme për ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Por, pavarësish rëndësisë që duhet ti kushtojë këtyre zgjedhjeve, sipas ambasadorit të OSBE-së, në Tiranë Robert Bosch, politika dhe policia shqiptare nuk duhet të ndërpresë dhe të lërë pas dore luftën kundër korrupsionit. Ato janë provë kyçe, por kjo nuk do të thotë se puna e politikës në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme të ndërpritet. Pra, nuk ka kohë për të mbyllur dyqanin meqë kemi zgjedhje të përgjithshme. Kjo është koha juaj, vendi juaj dhe mundësia juaj për të siguruar që zgjedhjet do të jenë më të mirat, nënvizoi Bosch gjatë prononcimit të tij mediatik. Ambasadori i OSBE-së, Bosch duke përsëritur domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, u shpreh se këtë radhë, standardet kanë edhe më shumë rëndësi, pas aplikimit që vendi ynë ka bërë për të qenë pjesë e BE. Zgjedhjet e lira janë një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Duhet patjetër të keni zgjedhje të pakontestueshme, nënvizoi ai, duke shtuar se klasa politike duhet të tregojë në këto votime, se zhvillimi i vendit po ecën në kahun e duhur. Ambasadori i OSBE-së, Bosch duke komentuar listat e kandidatëve për deputetë, të shpallura nga partitë politike në sekondën e fundit të afateve ligjore, ka veçuar faktin se këto lista mund e duhet të ishin më transparente. Për sa i përket listave të partive politike, mendoj që deri diku ishin transparente, por mund të bëhej edhe më shumë në këtë drejtim, u shpreh Bosch, i cili u bëri thirrje qytetarëve të pajisen me karta identiteti.
Polica, zgjedhje me standarde të njëllojtë në të gjithë vendin
Duke u shprehur i bindur se në këto zgjedhje, forcat e policisë do ta bëjnë shumë më mirë punën e tyre se në zgjedhjet e kaluara, Bosch kërkoi praninë e uniformave, edhe në zonat më të thella të vendit. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, i ka bërë thirrje policisë të garantojë zgjedhjet e 28 qershorit me standard të njëllojtë në të gjithë vendin. Dua të theksoj rëndësinë e standardeve të njëjta në të gjithë vendin. Pra, siç veprohet në Tiranë, gjithashtu të ndiqen edhe standardet në Fier, Shkodër dhe gjetkë, u shpreh Bosch. Ambasadori duke përmendur rëndësinë e zgjedhjeve, ka vlerësuar pozitivisht punën e policisë, dhe sipas tij në asnjë çast nuk duhet të ndërpritet lufta kundër krimit të organizuar dhe krimit në tërësi, luftë e cila sipas tij duhet të vazhdojë edhe më tej. Në pajtim me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, unë shpresoj shumë dhe pres që klasa politike, dhe ata që do të ndihmojnë në administrimin e zgjedhjeve, si dhe të gjithë ju, përfshirë edhe mediat, do të sigurojnë që këto zgjedhjet të jenë më të mirat nga ato të zhvilluara në vend, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, nënvizoi më tej Bosch. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, në fjalën e mbajtur gjatë një seance trajnimi të forcave të policisë për zgjedhjet e përgjithshme theksoi se policia duhet të bëjë më të mirën e mundshme për të siguruar që procesi zgjedhor të jetë më i miri. Në këtë drejtim, Bosch vlerësoi rolin e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e procesit të trajnimit të efektivave të policisë që do të angazhohen në këto zgjedhje. Roli i përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare ishte vetëm ai i këshilltarit në leksionet e trajnimit. Jam i bindur, se trajnimi kaskad, që do të merrni, do tju bëjë shumë shpejt të njohur me detyrat e kodit zgjedhor, në mënyrë që të njëjtat standarde të larta të zbatohen në mbarë vendin, vijoi ai. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi pohoi se prej disa kohësh ka nisur trajnimi i 5000 efektiva të policisë në të gjithë vendin, të cilët kanë një rol të caktuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ky proces trajnimi, ku janë përfshirë të gjithë efektivat që do të angazhohen në zgjedhjet e 28 Qershorit, po zhvillohet nën vëzhgimin e misioneve ndërkombëtare PAMECA, ICITAP, ODHIR, OSBE, si dhe të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, në bashkëpunim me OSBE kemi përgatitur një libër xhepi për të gjithë punonjësit e policisë, libër i cili përcakton qartë detyrat tona, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.