E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashi: LSI ka politika të qarta për nxitjen e prodhimit bujqësor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës  Ilir Dashi, ka zhvilluar dje një takim me tregtarë të vegjël dhe të mesëm në një nga tregjet e Tiranës. I shoqëruar  nga një grup të rinjsh të LRI, kandidati për deputetë Ilir Dashi ndaloi duke takuar dhe bashkëbiseduar nga afër me shumë tregtarë të cilët shprehën shqetësimin për rënien e fuqisë blerëse për shkak të çmimeve të larta si pasojë e produkteve që importohen. Kudo ndihet një shqetësim për rënien e fuqisë blerëse edhe në drejtim të prodhimeve, produkteve ushqimore dhe padyshim që ne kemi një plan shumë konkret jo vetëm për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të krijuar atë industri agropërpunuese, e cila do të bëjë të mundur si punësimin e mijëra shqiptarëve në bujqësi dhe në agropërpunim, ashtu edhe zëvendësimin në një masë të madhe, të importeve të sotme bujqësore dhe ushqimore, me prodhimin vendas që do të thotë më shumë mirëqenie për fermerët shqiptarë, për qytetarët shqiptarë, por njëkohësisht një ekonomi më e fortë kombëtare, u shpreh Dashi. Duke folur për Planin e Veprimit kandidati i LSI për qarkun e Tiranës u vijoi se duke vënë re një krizë në rritjeje përsa i takon problemeve të përballimit të kostove të jetesës nga familjet shqiptare dhe sidomos nga ato më të varfrat dhe me ato me të ardhura më të pakta, duke qenë të bindur se në këto familje një peshë shumë të madhe të kostos së jetesës e zë pikërisht përballimi i ushqimit të ditës, LSI është e vendosur për të përgjysmuar nga 20 % në 10 % TVSH, për ushqimet bazë të shportës që do të thotë çmime më të lira dhe më të pranueshme në treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›