E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli vlerëson rolin e popullit shqiptar në rikuperimin e historisë së humbur

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në Turin Gratë për fitoren ka zhvilluar një takim me gratë, zonjat, nënat, dhe të rejat e Minibashkisë 8. Kryetarja e Kuvendit mori nga gratë tiranase, mbështetjen për vazhdimin e projekteve të mëdha, për vazhdimin e reformave në një Shqipëri që po ndryshon. Në fjalën e saj, Topalli përmendi arritjet e kësaj mazhorance të djathtë gjatë katër viteve të qeverisjes, duke veçuar realizimin e reformave të jashtëzakonshme në një kohë rekord. Ka qenë një periudhë e sfidave të mëdha, ka qenë një periudhë e fitimit të garave të forta, ka qenë periudhë e ndryshimit të realitet dhe imazhit të Shqipërisë. Askush nuk ka mundur të realizojë aq shumë sa kemi realizuar ne gjatë kësaj periudhe. Hyrja në NATO. Dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat. Rritje ekonomike, rritja e buxhetit, rritja e të ardhurave, rritja e turizmit. Shqipëria moderne në infrastrukturë, në energji elektrike, me ujë 24 orë në ditë. Shqipëria që shihet me dinjitet. Shqipëria që ka ndryshuar imazh, që shpreson, nënvizoi ajo. Duke u ndaluar në muajin që lamë pas, Topalli theksoi Shqipëria gjatë muajit prill ka mbyllur periudhën e tranzicionit të vështirë. Sa herë që flasim edhe kur vijnë të huaj, edhe kur vijnë kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe ministra të ndryshëm unë e kuptoj se ata duan të kuptojnë diçka më shumë se çfarë është Shqipëria. Një vend, të cilin e shihnin shumë të mistershëm. një vend, i cili në emisionet e tyre televizive, në shumicën e rasteve e shihnin si boat-people, njerëz që i hipnin varkave dhe largohen,si një vend i cili më pas shihej në ekranet e tyre televizive vetëm më kallashnikov, vijoi Topalli. Në fjalën e saj kryetarja e Parlamentit ka vlerësuar rolin pozitiv që ka luajtur populli shqiptar, popull i zgjuar dhe me një energji të paparë në rikuperimin e një historie të humbur. Ndaj edhe sfida jonë e këtyre 20 viteve ka qenë një sfidë që kërkonte rikuperimin e një historie të humbur, një ore të ndalur për shekuj e shekuj. Dhe gjëja më e jashtëzakonshme dhe ajo që na bën ndryshe prej të tjerëve, të gjitha vendeve të tjera,  është se ne nuk kemi rekuperuar thjesht atë që kemi humbur gjatë diktaturës, ne kemi rekuperuar shekuj e shekuj të tërë, veçoi ajo. Kryetarja e Parlamentit në fjalën e saj përpara grave të Minibashkisë 8, ka veçuar guximin për të kërkuar të drejtat dhe, në mënyrë të veçantë, guximi i jetës dhe guximi i shpresës, duke veçuar si të rëndësishme sfidat në mandatin e dytë. Mandati i ardhshëm sipas kryetares së Kuvendit do të jetë vazhdimi i reformave të jashtëzakonshme në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në këtë drejtim, Topalli duke e konsideruar të rëndësishme pjesëmarrjen e tyre në votime, u ka kërkuar grave votën në zgjedhjet e 28 qershorit për heqjen e vizave, për rritjen e rrogave dhe për një Shqipëri më të re dhe më moderne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›