E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Qeveria e Berishës nuk i mbajti premtimet

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral u ndal në Komunën Proptishtë të zonës së Mokrës ku u takua me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale. Ai u tha të pranishmëve se gjatë qeverisjes të djathtë të zotit Berisha nuk u garantua një treg, nuk u garantuan subvencione, për ata që Berisha i quan fermerë, nuk u garantua mbështetje. Pra jemi në një pikë tashmë ku durimi juaj ka marrë fund. Pra ju bashkë me ne në 28 Qershor ti themi kësaj mazhorance me votën tuaj të lirë të shkojë në opozitë se më mirë se gjithçka do të bëjë opozitën. Ne në emër të opozitës progresiste, në emër të PDS ju premtojmë një ulje reale të taksave që paguani, ne ju premtojmë subvencione reale me qëllim që ju prodhimet tuaja bujqësore ti shisni dhe tu merrni fitimin me qëllim që të shikoni një përmirësim cilësor të jetesës tuaj, u shpreh Milo, duke premtuar mbi bazën e programit elektoral të PDS një mbështetje sociale më të gjerë, një mbështetje sociale aktive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›