Bosch: Rënia e e remistancave,rrezikon thellimin e varfërisë
Ambasadori i OSBE-së vërejti se në Shqipëri ka rënie të të ardhurave nga emigrantët. I pranishëm në forumin e 17-të të OSBE-së Bujar Nishani tha se duhet të jemi të përgatitur për te qene reagues përkundrejt çdo sfide.
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch vëren se në Shqipëri ka rënie të të ardhurave nga emigrantët. Drejtuesi më i lartë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ishte i pranishëm sot në takimin e zhvilluar në kuadër të krizës ekonomike globale.
Kjo është konferenca e II Përgatitore e Forumit të 17 të OSBE-së për Ekonominë dhe Mjedisin, me temë “Menaxhimi i Migrimit dhe lidhja e tij me politikat ekonomike, sociale dhe mjedisore ne përfitim te stabilitetit dhe sigurisë ne rajonin e OSBE-se” dhe diskutimet u përqëndruan në fenomenin e migracionit dhe lidhjet e tij me ekonomine dhe mjedisin. Sa ndikon kriza ekonomike globale tek migracioni dhe si mund te zgjidhet kjo.
Ambasadori Bosch vërejti se në Shqipëri ka rënie të të ardhurave nga emigrantët, të cilat janë burime jetese për familjet e varfra si dhe burim për ekonominë e vendit.
“Rënia e remistancave,rrezikon thellimin e varfërisë” – ka theksuar ambasadori i OSBE-së Robert Bosch.
Nga ana e tij ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha se “Kriza financiare me të cilën po përballemi krijon një kontekst në të cilin mirëqenien afatgjatë nuk mund ta konsiderojmë më si të mirëqenë. Përkundrazi duhet te jemi të përgatitur për te qene reagues ne mënyrë te përbashkët përkundrejt çdo sfide”. Sipas tij, migracioni do të vazhdojë të jetë “sfidë e përbashkët e jona dhe ky forum do të identifikojë çështjet më relevante të cilat do të analizohen, trajtohen e studiohen më tej”.
(s.g/BalkanWeb)