E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo në Ksamil degjon ankesat për ndërtimet e prishura

Në fjalen e tij, duke iu drejtuar banoreve, Milo u shpreh se “ju keni të drejtë të ndërtoni jetën tuaj në këtë vend. Ne procesin e legalizimit theksoi Milo nuk mund te kete dy standarte, "nje per Bathoren dhe një për Ksamilin" 

SARANDE-Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka zhvilluar disa takime në rrethin e Sarandes ku ka biseduar dhe me banoret e qytezes se Ksamilit, te cilet shprehen indinjaten e tyre lidhur me prishjet e ndertimeve. Në fjalen e tij, duke iu drejtuar banoreve, Milo u shpreh se “ju keni të drejtë të ndërtoni jetën tuaj në këtë vend. Ne procesin e legalizimit theksoi  Milo nuk mund te kete dy standarte, "nje per Bathoren dhe një për Ksamilin. Një standart që ndertimet ne Bathore i legalizon dhe nje standart të dyte qe ndertimet ne Ksamil i quan të paligjshme”.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›