E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti grek: Pavarësia e Kosovës e parakohshme

Këto komente Papulas i ka bërë në një intervistë për një gazetë çeke. Papulas ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të insistonte në vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sepse, sipas tij, plani i Ahtisaarit ishte punuar në shpejtësi ndërsa pavarësia e Kosovës ishte e parakohshme.

"Është shumë e komplikuar të kërkohet nga Serbia për të pranuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës pa kurrfarë pengese. Përsëris, kjo ka qenë shumë e përshpejtuar", ka thënë Presidenti i Greqisë, i cili po qëndron në një vizitë treditore në Çeki.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›