Rajoni, ne fokusin e krizes financiare
Qysh nga takimi i muajit prill ne qytetin e Uashingtonit, efektet e krizes globale shtuan prezencen e tyre ne rajonin tone. Megjithate, sic e kam theksuar dhe here te tjera, ato nuk shkaktuan probleme te menjehershme dhe te medha ekonomike e financiare. Shtrirja e ndikimeve te krizes ne sektorin e ekonomise reale, ne buxhetet qeveritare si dhe ne sektoret financiare te rajonit, u pengua nga politikat e shendosha makroekonomike te ndermarra vitet e fundit, si dhe nga mbeshtetja e pashembullt me fonde nga ana e FMN-se, ne bashkerendim me Komisionin Evropian dhe BERZH-in. Per shkak te kesaj nderhyrjeje, por kryesisht per merite te politikave shume te kujdesshme te ndjekura prej bankave qendrore ne lidhje me stabilitetin financiar dhe mbikeqyrjen financiare, rajoni shmangu jo vetem krizat binjake te sistemit bankar dhe te tregut valutor, por edhe cdo forme tjeter kolapsi. Megjithate, kriza ka qene nje alarm zgjimi. Ne e pranuam kete gje ne takimin tone ne Uashington gjate muajit prill, me politikeberesit e nivelit te larte nga rajoni, nga BE dhe nga institucionet financiare nderkombetare. Tashme qe ne kemi arritur te shmangim krizen, duhet te nisim vleresimin e demeve anesore qe ka shkaktuar reagimi yne ndaj presioneve te krizes. Ne kete drejtim, eshte shume e rendesishme te vleresojme jo vetem qendrueshmerine afatgjate te ekuilibrave te rajonit, por duhet te analizojme me kujdes dhe efektivitetin e politikave tona afatshkurtra. Une vleresoj si thelbesore planifikimin dhe zbatimin e levizjeve tona te se ardhmes, ne menyre inteligjente per kthimin e krizes ne drejtim te kundert, drejt normaliteteve te reja. Nderkohe qe ende nuk jemi jashte rrezikut, eshte e rendesishme te sigurohemi qe "oreksi" i madh fiskal i vitit te kaluar qe karakterizoi tere rajonin, nuk do te vazhdoje te jete fenomen mbizoterues i ketij normaliteti te ri. Aksioni yne i momentit duhet te ndalet imtesisht ne gjykimin e thelle te secilit prej elementeve te vecante te regjimeve te politikave tona, duke filluar qe nga hartimi i politikave monetare, e duke vazhduar me ankorimin e tyre si dhe ndertimin e kapaciteteve te nevojshme per efikasitet me te madh te politikes monetare ne te ardhmen.
Jane keto argumentet per te cilat ne rame dakord qe te organizojme kete takim te sotem, vazhdim i nje procesi te panderprere reflektimi dhe reformash. Ne diskutimet tona ketu ne Tirane, do te trajtojme fillimisht ceshtjet qe lidhen me hartimin e politikes, te cilat jane themelore per te pergatitur kushtet per kalimin tek ceshtjet e tjera. Kemi sugjeruar paraprakisht disa pyetje qe mund te inkurajojne diskutimin, duke mbuluar disa nga ceshtjet kyce qe si profesionist i fushes, me kane mbetur ne mendje pas nje lundrimi te gjate neper krize. Ceshtjet e hartimit te politikes perfshijne pyetjet si; Sa hapesire ka pasur per te manovruar ne perdorimin e masave te veprimit te politikes ne nivel makro? Sa larg (ne te ardhmen) duhet qe politika fiskale te ndertoje nje amortizator kunder rreziqeve makro-financiare? Deri ku kane qene ne gjendje, regjimet mbikeqyrese dhe ato te politikes monetare, te na mbrojne nga kriza, dhe a ka nevoje te terheqim lloje te reja fluksesh kapitali, ndoshta per te ndryshuar modelin e rritjes ne rajon? Ky diskutim lidhur me hartimin e politikes do te na coje tek ceshtja e dyte, e cila perfshin rolin e ankorave te jashtme te politikes monetare. Nje pike konsensusi ne takimin tone ne Uashington ishte rishikimi i disa aspekteve te ketij procesi ankorues dhe i menyres se si ai bashkevepron me perpjekjet e vendeve, per te ndertuar ankorat e tyre te brendshme pergjate kohes. Ka disa pyetje rreth rolit te ardhshem te ankorave te brendshme dhe te jashtme. Ato perfshijne gjykimin nese nevojitet me shume bashkerendim dhe sinergji ne dialogun tone mbi politiken realizuar me FMN dhe Komisionin. Si mund te thellohet mbikeqyrja fiskale e Komisionit (nepermjet Programit Ekonomik dhe Fiskal, Programit Ekonomik te Para-Aderimit, Programeve te Konvergjences) per te sherbyer me shume si mjet angazhimi? Deri ku arrijne mesimet e nxjerra per ankorat monetare dhe mekanizmat e matura te bashkerendimit per pranimin e rajonit tone ne BE? Si mund te zhvillojme ne, perfshire ketu edhe aktoret e jashtem ankora te brendshme me te fuqishme ne forma te ndryshme, duke variuar nga strukturat fiskale afatmesme, deri tek mekanizmat me te efektshem te bashkerendimit te politikave? Ne perfundim, do te trajtojme ceshtjen e ndertimit te kapaciteteve. Ne rame dakord te trajtojme kete ceshtje ne kete seminar, per te sjelle informacion e te dhena operacionale ne CEF, pasi kjo qender zhvillon programin e punes se saj ne kete fushe. Ka kaluar shume kohe ndermjet etapes se pare te programit dhe rezultatit per efektivitetin ne ndertimin e kapaciteteve, ndonese fatmiresisht CEF e kishte ndermarre iniciativen disa vite me pare, duke rritur kontributin e saj ne fushat si stabiliteti financiar dhe bashkerendimi i politikave, pra CEF kryeson nisjen e kesaj iniciative. Ne fushen e ndertimit te kapaciteteve, ne duhet te gjykojme cilat jane prioritetet kryesore dhe ku jane boshlleqet qe duhet te plotesohen nepermjet iniciativave ne drejtim te seminareve e aktiviteteve trajnuese, si dhe ne shkembimet e eksperiencave jashte vendit. Kjo do te na beje te gjykojme me maturi mbi hartimin dhe zbatimin e politikes fiskale, ndermjet te tjerave, si dhe mbi menyren se si politikat pershtaten me proceset e brendshme te bashkerendimit. Gjithashtu, ne duhet te identifikojme nevojat ne fushat e politikave te kujdesshme monetare, fusha ku edhe vendet anetare te CEF nxitin shtrirjen e aktivitetit. Kjo eshte axhenda e plote dhe jam i sigurt, se nuk do te jete hera e fundit qe ne takohemi per te shkembyer pikepamjet tona lidhur me keto ceshtje. Jam i bindur se trajtimi i ketyre sfidave ne baze rajonale, do te na sjelle perfitime te pamatshme. Ne mund te perfitojme nga eksperienca e njeri-tjetrit. Ne mund te angazhohemi here pas here ne nje dialog te perbashket me aktoret e jashtem ne rajon dhe ndoshta udheheqesit tane politikane, mund te gjejne mundesi te lancojne paralelisht iniciativa reformash, per shembull si zhvillimi i reformave strukturore per te ndihmuar terheqjen e flukseve te kapitalit ne rajon. Ne kete fryme, pres me kenaqesi te degjoj diskutime te frytshme tani ne Tirane, edhe ne te ardhmen!