E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Zgjedhjet, largim nga episodet e dhunshme

Presidenti Bamir Topi, vleresoi dje si te mire dhe te qete fushaten elektorale por kerkoi nga partite politike, qe te shprehin me qarte prioritetet e tyre. "Shoqeria shqiptare ka shume, shume nevoje qe zgjedhjet e dates 28 qershor, te zhvillohen vertet te lira, te zhvillohen ne nje klime te qete, t'i largohemi ne menyre definitive episodeve te dhunshme, qe ndodhin diku dhe qe duhet te denohen nga te gjithe dhe mbi te gjitha, te tregojme qe zgjedhjet e dates 28 do te jene nje arritje e rendesishme per Shqiperine", ka deklaruar dje Topi. Sipas kreut te shtetit, njerezit kane nevoje te shikojne ne menyre me te dukshme, prioritetet qe kane partite politike dhe koalicionet e tyre. "Une kam shprehur nje shqetesim qe lidhet me vizionin per drejtesine, sepse reformat ne drejtesi domosdoshmerish kerkojne konsensus. Pavaresisht se kush do te jete fituesi, pavaresisht se kush do te jete humbesi, eshte e detyrueshme qe ato te shprehen per nje vullnet pozitiv ne arritjen e konsensuseve te gjera, sepse kerkohen votime te cilesuara dhe domosdoshmerish eshte shume e rendesishme qe reformat ne drejtesi te vazhdojne", u shpreh Presidenti Topi. Sipas tij, eshte e rendesishme per Shqiperine qe data 28 qershor, te jete dita e kurorezimit te demokracise ne vend. Per te, asnjehere s'mund te arrihet maksimumi, por vleresoi se kjo fushate elektorale eshte nje hap para. "Padyshim qe kjo fushate eshte nje arritje e konsiderueshme krahasuar me fushata te tjera zgjedhore. Po zhvillohet pergjithesisht ne nje klime te qete. Kandidatet, me sa kam pare, nuk kane kontestime te dukshme lidhur me hapesirat e tyre", tha Topi.

Topi kerkoi qe zgjedhjet e dates 28 qershor, te zhvillohen vertet te lira, ne nje klime te qete dhe mbi te gjitha te tregojme qe jane nje arritje e rendesishme per Shqiperine, mbas se cilave rruga drejt BE, padyshim qe s'do te jete nje rruge e ngushte dhe me kthesa, por do te jete nje bulevard i gjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›