Boshatiset Burgu 302, Durda dhe Gjonaj në Peqin

27/03/2005 Pas Gaxhait, Pepës, Grorit, Bërballës dhe Kartelës, transferohet Durda dhe Gjona
Kati i dytë i Burgut 302 boshatiset nga të dënuarit për krime të rënda. Dje në orët e para të mëngjesit, me makinat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë transferuar për në burgun e Peqinit, 45 të dënuar për krime të rënda. Mes të dënuarve që lanë Burgun 302, ku qëndronin prej disa vitesh, u larguan edhe dy "vipa" të grupit "Kokaina", Frederik Durda, dënuar me 18 vite burg dhe Din Gjonaj, me 10 vite burg, ose i quajtur ndryshe Mentor Hadërgjonaj. Heqja e të dënuarve nga Burgu 302 dhe dërgimi për në burgun e sigurisë së lartë Peqin, u krye në masa të forta sigurie. Jo shumë kohë më parë, nga ky burg u larguan me masa të forta sigurie edhe Agim Pepa, dënuar me burgim të përjetshëm për vasjen e komisar Gani Malushit, Arben Grori, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në spitalin "San Paolo" në Milano të Italisë, Arben Bërballa, dënuar me 15 vite burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe Eduard Ymeri, ose i ashtuquajturi "Kartela", dënuar për vrasje me 25 vite burg. Megjithëse Frederik Durda prej kohësh ka bërë kërkesë në gjykatë për të qëndruar në Spitalin e Burgut, pasi ankohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, ai u largua së bashku me bashkëvuajtësit e tjerë në orët e para të mëngjesit për në Peqin. Tashmë pritet që këtë burg "komod" ta lërë edhe i dënuari me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar të kokainës, Sokol Koçiu, i cilësuar në bazë të provave nga ana e akuzës dhe gjykata si "djali i kryeministrit".
Transferimi
Dje në orët e para të mëngjesit, pohuan burime të besueshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bashkë me Durdën dhe Gjonaj lanë dhomat e tyre të vuajtjes së dënimit edhe 43 të dënuar të tjerë. Burimet u shprehën se shumë shpejt kati i dytë i Burgut 302 do të boshatiset. Ai nuk do të mbahet më si një nga vendet e të priviligjuarve, por do të shërbejë si vend për të paraburgosurit. Largimi i të dënuarve nga ky mjedis, u bë menjëherë pas skandalit të hapjes së tunelit të nëndheshëm. I pari që la dhomat e izolimit në mes të "metropolit" ishte Gazmend Braka, ai që tashmë nga ana e organit të hetimit është quajtur si projektues i hapjes së kanalit prej 26 metrash. Për të eliminuar të gjitha mundësitë e të dënuarve për krime të rënda, që të tentojnë arratisjen, transferimi i tyre është bërë në Burrel dhe në Peqin. Të dy këto institucione të vuajtjes së dënimit janë të sigurisë së lartë. Kështu, Gaxhai është dërguar në Burrel nën masa të rrepta sigurie. E njëjta skemë është përdorur edhe dje, për të larguar nga Burgu 302, 45 të dënuar për krime të rënda. Radhën për të ndërruar qeli, sipas burimeve të mësipërme, e ka Sokol Koçiu, i cili i ka rezistuar dy kontigjenteve të para. Po dje janë bërë transferime të të dënuarve nga burgu i Burrelit në atë të Lezhës.
Ministria
Ndërsa bëhet transferimi i të dënuarve nga njëri burg në tjetrin, te 302-shi janë duke u bërë ndryshime të mëdha. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, ky burg është përshtatur për të mbajtur të paraburgosur të arrestuar për krime të rënda, që të jenë më pranë gjykatës për seancat që do bëhen në ngarkim të tyre. Ndërkohë që, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke transferuar nga rrethet të gjithë të paraburgosurit që presin të gjykohen nga krimet e rënda. Një pjesë e këtyre të paraburgosurve është transferuar tashmë në Burgun 302. Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, është shprehur se ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime në Burgun 302, pas kërkesave të njëpasnjëshme, ardhur nga kryetari i Gjykatës për Krime të Rënda.