E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i Playboy dhe e dashura e tij rikthehen sërish bashkë

Hugh Heffner dhe Crystal Harris / Foto arkiv

Duket se bosi i Playboy-t ka arritur ti mbushë mendjen 26-vjeçares Crystal Harris të rikthehet në krahët e tij. 86-vjeçari Hugh Heffner u braktis vitin e kaluar nga e fejuara e tij 60 vjet më e re, vetëm pesë ditë para martesës. Por fundjavën e kaluar, të dy kanë njoftuar rikthimin bashkë përmes llogarive në Tuiter.

 Rikthimi me Crystal nuk mund të konsiderohet surprizë, duke parë faktin se unë mbetem gjithnjë mik me ish-të dashurat, shkruan Hugh në Tuiter.

Ndërsa Crystal konfirmon rikthimin duke u shprehur e lumtur. Po, unë dhe Hugh Hefner jemi sërish bashkë. Unë jam sërish vajza numër një për të dhe të dy jemi të lumtur. Shpresoj që kjo të sqarojë çdo paqartësi, shkruan Crystal.

Biondja seksi e la dhëndrin 86-vjeçar pesë ditë para dasmës që ishte planifikuar të zhvillohej në korrik të 2011-s.

Në intervistat që dha Crystal menjëherë pas arratisjes nga altari, ajo nxirrte si arsye kryesore mungesën e intimitetit me bosin e Playboy-t.

Seksi me të zgjat vetëm 2 sekonda. Nuk më tërheq më seksualisht, tha Crystal asokohe, por tashmë duket se 26-vjeçarja ka ndërruar krejtësisht mendje.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›