E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i klubit kroat: “Hyka ka lindur për Dinamon”



“Albanian Maradona” (Maradona shqiptar), Jahmir Hyka është bërë një temë e nxehtë në ambientin futbollistik kroat, e veçanërisht në grupimin e tifozëve të Dinamos së Zagrebit, kampiones së Kroacisë dhe një prej klubeve më të dashura në atë vend. Një nga bloget më të klikuar në internet dhe që mbështet klubin kroat, dinamo11.blogsport, talenti më i madh shqiptar i pesë viteve të fundit, Jahmir Hyka ishte në qendër të debatit.
Presidenti i Dinamos se Zagrebit, Zdravko Mamic dhe vëllai i tij, Zoran Mamiç ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Poloni (0-1). Qëllimi i udhëtimit special të tyre ishte ndjekja në aksion dhe “zbulimi” i potencialeve të fantazistit të ri të përfaqësueses, për të cilin kishin marrë kredenciale të forta nga një prej trajnerëve më të mëdhenj të Kroacisë, 76-vjeçarit Oto Bariç, njëherësh edhe tekniku i parë që guxoi ta thërriste 19-vjeçarin trupimët në Kombëtaren A.
Fantazisti i Tiranës hyri në pjesën e dytë të ndeshjes dhe krijoi një përshtypje shumë të mirë. Rudi Vata, një nga menaxheret më të njohur shqiptare e që drejton agjencinë më të madhe shqiptare të transferimit të lojtarëve “Vata Vision Group Management” pohoi se për Hykën, nuk interesohet vetëm Dinamo e Zagrebit, por dhe dy skuadra ruse.
“Hyka is player for Dinamo!” (Hyka është një lojtar për Dinamon!) Shume njerëz (menaxherë) janë rreth tij, kështu që ne nuk e dimë nëse ky transferim do të realizohet”, - citohet bosi i Dinamos së Zagrebit, Mamiç nga blogeri krotat dinamo11.blogsport në versionin e saj anglisht.
Në fakt, sirenat e Dinamos së Zagrebit janë një përsëritje. Presidenti Mamiç kërkon të sjellë në stadiumin “Maksimir” djem të rinj dhe të talentuar, ndërkohë që të tjerë, Rukavian e Sharbini, e që konsiderohen edhe si shpresat më të mëdha të Kroacisë duken se nuk kanë vend te klubi kroat. Kroacia është një nga 16 ekipet që marrin pjesë në finalet e Euro 2008.
“Tani të gjitha klubet në Ligën kroate kërkojnë paratë e Dinamos. Kjo nuk duhet të jetë kështu. Shumë lojtarë të tyre nuk e meritojnë”, - tha Zdravko Mamic. Në fakt, shuma që kërkojnë klube më të vogla kroate për yjet e tyre janë të mëdha për standardet kroate. Rijeka kërkon 7 milionë euro për Anas Sharbinin, i cili beri një sezon të jashtëzakonshëm.
Presidenti i Dinamos së Zagrebit e ka të qartë strategjinë e tij: “Tani ne do të nënshkruajmë vetëm me lojtarë të huaj. Kjo tashmë është e qartë, ata punojnë me standardet europiane dhe botërore të futbollit. Në planin tonë afatshkurtër, por dhe atë afatgjatë, ne do të nënshkruajmë me të huaj. Megjithatë, ne do të nënshkruajmë edhe me lojtarë kroatë, nga shkolla jonë e futbollit dhe “Projekti Lokomotiva”. Modriç, Eduardo dhe Korluka të rinj do të vinë sërish”.

30 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›