Specialisti
-ǒështë një doktor specialist?
-Është një mjek me një praktikë të vogël por me shtëpi luksoze e të madhe.
Këshilla
-Çfarë të rekomandoi doktori pas vizitës?
-Që të ecja më tepër më këmbë sepse kjo do të më bënte më mirë për shëndetin.
-Dhe po e plotëson këshillën e doktorit siç duhet?
-Patjetër! Tani që shita makinën për të paguar analizat dhe doktorit, nuk më mbetet veçse të lëviz më këmbë.
Inercia
Një burrë u pushua nga puna, pasi u zëvendësua me një kompjuter.
Motivimi i pushimit ishte se “kompjuteri i bën të gjitha gjërat që mund të bëjë burri me cilësi më të lartë, pa u ankuar e pa u lodhur”. Pasi e shoqja e të pushuarit nga puna e mori vesh këtë lajm shkoi menjëherë në dyqan që të blinte një kompjuter.
30 Maj 2008