E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, fushat informimi për mbrojtjen nga temperaturat e larta



Specialistët e Shëndetit Publik kan nisur një fushat informimi për mbrojtjen nga temperaturat e larta, të cilat po vijnë gjithmon në rritje. Me fillimin e rritjes së temperaturave specialistët kërkojnë të informojnë për parandalimin e pasojave që mund të kenë te fëmijët. Kjo fushatë ndërgjegjësuese ka nisur në qendrat shëndetësore të kryeqytetit, ku po shpërndahen fletëpalosje me këshilla shëndetësore për ditët e nxehta, ndërsa në rrethe do të shpërndahen udhëzime për masat që duhen marrë për mbrojtjen nga dielli. Këshillat për mbrojtjen nga i nxehti kanë nisur për fëmijët e vegjël, pasi ata janë më të prirur që të paraqesin probleme me shëndetin. Për të eliminuar pasojat në shëndetin e fëmijës, mjekët këshillojnë të gjithë prindërit të paraqiten te mjeku dhe të mbajnë fëmijët në ambiente të freskëta, duke eliminuar në maksimum daljen në temperatura të larta. Po ashtu, këshillohet konsumimi i sa më shumë i lëngjeve, të cilat ndihmojnë në hidratimin e trupit, përdorimi i ujit të zier, për një higjienë më të mirë dhe në temperaturë normale të ambientit etj. Për fëmijët më të rritur, mjekët rekomandojnë që kujdesi të përqëndrohet të ushqimet që këta fëmijë konsumojnë, të cilat kërkojnë kushte optimale për t’u tregtuar dhe konsumuar.

Kukës, Masa për shmangien e epidemive temperaturat e larta

Në qytetin veriror të Kukësit, janë marra masa për përballimin e situatës së stinës së nxehtë të verës. Rritja e menjëhershme e temperaturave në zonën verilindore, ka rritur shqetësimin e specialistëve të shëndetësisë për rritjen e cilësisë së ujit.
Në këtë mnyrë, janë marrë masat paraprake duke rritur sasinë e klorit të hedhur në burim në ujësjellësin e Kolosjanit, që furnizon qytetin. Përgjegjësi i zyrës së higjienës në drejtorinë e shëndetit publik, Neritan Biba, është shprehur se për përballimin e situatës janë ngritur grupe pune me mjekë specialistë me synimin që në rast emergjence t’u vijnë në ndihmë banorëve edhe në zonat më të thella rurale të rajonit. Po kështu, përmes mediave lokale u është kërkuar banorëve të evitojnë lëvizjet në orët e mesditës, kur i nxehti arrin kulmin.

30 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›