E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalimi historik i Gorbaçovit: Pse fitoi Revolucioni i Tetorit



(Vijon nga numri i kaluar)

Mihail Gorbaçov

Si Marksi dhe Engelsi, Lenini ishte i bindur se fuqia mbrojtëse e Revolucionit do të jetë ushtria popullore. Por kushtet konkrete nxitën një zgjidhje ndryshe. Lufta Civile dhe ndërhyrja nga jashtë, të detyruara nga populli, lëshuan thirrjen për një afrim të ri. Ushtria e Kuqe, përbërë nga fshatarë dhe punëtorë, u krijua përmes një dekreti të Leninit. Ajo ishte një ushtri e tipit të ri, e cila e përmbushi veten e saj me fitoren e përjetshme në Luftën Civile dhe zmbrapsjen e ndërhyrjes së huaj. Ato vite sollën gjyqe të rrepta për krijimin rishtas të Republikës Sovjetike. Ajo kishte shtruar për zgjidhje çështjen elementare dhe thelbësore nëse socializmi do të ekzistojë, apo jo.
Partia mobilizoi njerëz që të mbrojnë atdheun socialist, fitoret e Revolucionit të Tetorit. Të uritur, të sëmurë dhe të paveshur, Ushtrua e Kuqe, e armatosur keq, shpartalloi armiqtë e kundërrevolucionit të trajnuar mirë dhe të armatosur mirë, të cilët ishin mbështetur që në fillim nga imperialistët e Lindjes dhe Perëndimit.
Vija e papërmbajtur ndarëse e Luftës Civile ra drejt, në mes të vendit, në mes të çdo familje, duke bërë kërdinë me jetën e përditshme në psikologjinë dhe fatin e popullit.
Paracaktimi i kombit, luftimi i miliona vetave për një jetë të re, fituan në këtë përplasje vdekjeprurëse. Populli bëri çdo gjë për të që të mund të ndihmonte ushtrinë e sapokrijuar; ai jetoi dhe veproi sipas sloganit të Leninit: “Gjithçka për fitore”.
Ne nuk do ta harrojmë kurrë trimërinë e atyre heronjve legjendarë; marinarëve të guximshëm dhe kalorësve, burrave dhe komandantëve të rinj të Ushtrisë së Kuqe dhe të partizanëve të kuq. Ata ishin mburojë e revolucionit: “Fitorja e përjetshme është meritë e tyre”.
Çdo gjë nga fillimi
Vendimi për të lançuar një politikë të re ekonomike, e cila thelbësisht zgjeroi nocionin e socializmit dhe mënyrat e ndërtimit të tij, ishte ngjizur me dialektikat e thella revolucionare. Ajo ndërmori çështjen e mëposhtme: Siç e dini, Lenini kritikoi kufizimet e socializmit bashkëveprues. Në kushtet specifike të cilat u ngritën pas Revolucionit të Tetorit, kur pushteti ishte marrë nga populli, Lenini kishte mendime të tjera rreth kësaj pike. Në një artikull të tij “Rreth bashkëpunimit” ai gjeti përgjigjen e idesë për qenien e socializmit një shoqëri e “bashkëpunëtorëve të civilizuar”.
E tillë ishte fuqia guximtare e dialektikës marksiste, e cila shprehu thelbin e doktrinës revolucionare dhe të cilin Lenini e kishte përvetësuar në mënyrë brilante. Për ndërtimin e botës së re ai u ndikua nga kjo shprehje: “Sërish dhe sërish ne do të përmirësojmë punën, do ta bëjmë sërish atë, ta nisim që nga fillimi”. Në fillimet e shekullit XX ishte nënvizuar nga një valë e madhe spektakolare e nismës dhe kreativitetit popullor. Ata ishin laboratori i vërtetë revolucionar i novacionit social, kërkimi për mënyrat më të favorshme të Aleancës punëtore me fshatarësinë dhe modelimi i një mekanizmi për arritjen e një spektri tërësor të interesave të popullit punëtor.
Prej organizimit, prodhimit dhe konsumimit nga metodat e nevojshme të Luftës Komuniste, nga lufta dhe përmbysja, partia rishikoi në mënyrë gjithnjë e më fleksibile dhe justifikoi instrumentet e rregullta për të ndikuar në realitetin social.
Politika e Re Ekonomike
Masat e Politikës së Re Ekonomike ishin orientuar në ndërtimin e bazës materiale të socializmit. Këto ditë ne iu kthehemi gjithnjë e më shpesh veprave të fundit të Leninit, tek Politika e Re Ekonomike e Leninit, dhe orvatemi të nxjerrim thelbin prej saj, duke marrë të gjithë elementët e vlefshëm që ne na nevojiten sot.
Sigurisht, mund të jetë një gabim që të vësh shenjën e barazimit të Politikës së Re Ekonomike dhe asaj që ne jemi duke bërë tani në stadin më të ri themelor të zhvillimit.
Sot, nuk ka asnjë prej atyre individëve fshatarë në vend, me të cilin të farkëtosh një aleancë, e cila të përcaktojë qëllimet më jetësore të politikës ekonomike të shekullit të 20.
Por, Politika e Re Ekonomike ishte një objektiv gjithnjë e më i largët. Detyra ka qenë të ndërtojë një shoqëri të re “jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke iu përgjigjur me entuziazëm”, - siç shkruante Lenini, por e ndihmuar nga entuziazmi, solli revolucionin e madh dhe mbi bazat e interesave personale, lehtësirave personale dhe parimet e së drejtës. Ky është kursi objektiv i zhvillimit të revolucionit sipas asaj që na ka mësuar përvoja.
Duke folur për potencialin krijues të Politikës së Re Ekonomike, ne do të referohemi qartësisht gjithnjë e më shumë te pasuria politike dhe ideologjike e ideve që ndodhen së brendshmi.
Të jeni të sigurt, ne jemi interesuar jo në format e tij të atyre ditëve që kanë pasur kuptimin për të siguruar një lidhje midis punëtorëve dhe fshatarësisë, por te potencialet e idesë për garantimin e ushqimit, në humbjen e energjisë krijuese të masave, nxitjen e iniciativës individuale dhe largimin e pengesave burokratike që kufizojnë veprimin e parimit bazë socialist. “Secilit sipas aftësive të tij, secili sipas punës së tij”.

Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik: “Ju tregoj trashëgimin e Leninit rreth teorisë socialiste”

Mihail Gorvaçovi vazhdon analizat rreth zhvillimit të socializmit sipas teorisë leniniste

Veprat e Leninit dhe zhvillimet në Bashkimin Sovjetik gjatë periudhës së viteve 1920-1930

Sa ndikuan tezat leniniste për ngritjen dhe forcimin e sistemit komunist në Bashkimin Sovjetik

Për më shumë na ndiqni në numrin pasardhës

30 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›