E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja, anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit

UASHINGTON-Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton gjatë ditës së sotme për anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit. Bosnja dhe Libani besohet se do të jenë në mesin e pesë vendeve fituese duke u bërë kështu anëtare të Këshillit të Sigurimit për një periudhë 2 vjeçare.

Kjo është hera e parë që Bosnja bëhet anëtare e përkohshme e Këshilit të Sigurimit. Libani ka qenë për herë të fundit në KS në vitet 1953-’54.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›