E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sulm redaksisë së një tabloidi

ATHINE - Rreth 15 persona me maska sulmuan dje në Athinë selinë e tabloidit grek "Espresso", pa shkaktuar viktima, por duke shkaktuar dëme materiale dhe në automjete, njoftoi një burim policor. Sulmi që u ndërmor në mesditë në periferinë e Athinës, Nea Ionia, nuk shkaktoi asnjë të plagosur, shtoi i njëjti burim. Sulmuesit mbanin në duar shufra prej hekuri dhe copa druri. Mënyra e sulmit, që zgjati vetëm disa minuta, të kujton disa aksione për të cilat policia ka fajësuar lëvizjet anarkiste.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›