Rehn: Islanda e Kroacia, anëtaret e reja të BE-së
Islanda dhe Kroacia janë vendet e para që do të hyjnë në BE dhe ndoshta anëtaresohen në të njëjtën ditë. Ky ka qenë komenti i bërë nga Komisioneri i Zgjerimit Oli Rehn në një intervistë për Rojter pak pas prezantimit të raportit vjetor të ecurisë së vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Islanda ndoshta do të hyjë në histori si shteti që do të anëtarësohet më shpejt se të gjithë anëtarët e tjerë të BE-së. Islanda i nisi bisedimet për të hyrë në BE në korrik 2009. Sfida e vetme e vendit është t’i përgjigjet 2000 pyetjeve të Komisionit në të gjithë aspektet e ekonomisë, shoqërisë dhe sistemit politik. Por Rehn tha se KE duhet të përgatisë opinionin për Islandën në fund të vitit dhe pastaj u takon vendeve anëtare të vendosin se kur do hapin bisedimet e pranimit të Islandës. Rehn u shpreh “Jo rrugë e shpejtë, por jo humbje kohe. Ne punojmë sipas praktikës tonë normale dhe të rruegullt, por është e mundur që ta prezantojmë opinionin për Islandën para Krishtlindjeve.
Rehn shtoi se nëse Kroacia dhe Islanda do të ishin gati në të njëjtën kohë, do anëtarësohen së bashku në një ditë. Limiti për këto vende është viti 2012. Ai tha se gjithsesi njëri shtet mund të ecë më para se tjetri dhe mund të anëtarësohen edhe me një diferencë muajsh si anëtaret e 28 dhe 29 te BE. Ndërkohë diplomatët e cituar nga Rojter thonë se Turqia dhe gjithe vendet e Balkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE shumë vite më vonë, pa përcaktuar asnjë lloj afati të afërt.