E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, presidenti emëron kryeministrin e ri

BUKURESHTI- Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu emëroi sot ekonomistin, Lucian Croitoru në postin e kryeministrit të ri të vendit, emërim i cili duhet të kalojë më parë në parlament për tu miratuar.
Parlamenti rumun nuk i dha votëbesimin qeverisë së mëparshme të qendrës së djathtë të kryeministrit, Emil Boc.

“Vendosa të emëroj Lucian Croitoru në postin e kryeministrit. Ai ka kualifikimin e duur për këtë detyrë të rëndësishme” deklaroi presidenti përpara mediave.
Croitoru, aktualisht këshilltar i Guvernatorit të Bankës Qëndrore ka qënë përfaqësues i Rumanisë pranë FMN-së në periudhën 2003-2007.

Mëgjithatë dy partitë opozitare, të cilët rrëzuan qeverinë e Emil Boc u shprehën të pakënaqur që Basescu nuk përzgjodhi kandidaturën e tyre për kryeministër.
Croitoru tashmë ka 10 ditë afat për të prezantuar në parlament ministrat e kabinetit të tij. Nëse arrin të marrë miratimin në parlament, qeveria e re do të duhet të përqëndrohet në përmirësimin e situatës ekonomike mjaft të rënduar në Rumani, si rezultat i krizës globale.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›