E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi gjyqësor i Karaxhiçit nis më 26 tetor

AMSTERDAM- Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Jugosllavi (TPI) deklaroi sot se procesi gjyqësor kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç do të nisë më 26 tetor.
Karadzic, 64 vjeç, i cili kërkoi një shtyrje të procesit gjyqësor për 10 muaj që iu mohua këtë javë, përballet me 11 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me luftën në Bosnje gjatë viteve 1992-'95, përfshi dy akuza për gjenocid.
Procesi do të nisë në orën 08:00 GMT të së hënës së 26 tetorit, deklaronte Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
I arrestuar vitin e kaluar dhe i sjellë para gjykatës së OKB-së me seli në Hagë pas 11 vjetësh arrati, Karaxhiç ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe po përdor të drejtën e vetëpërfaqësisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›