Bosnja, destinacioni i vjedhësve të makinave
Makinat e sekuestruara janë tip AUDI A6, me targa të Tiranë, i cili pas verifikimeve të kryera në INTERPOL ka rezultuar si i vjedhur në Bosnje-Hercegovinë në datë 16.10.2000 dhe i shpallur në kërkim më 22.03.2011. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit janë sekuestruar disa automjete që ishin vjedhur në Bosnjë.
Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip Mercedes-Benz 250 D, me targa të Vlorës, i cili nga verifikimet e kryera në INTERPOL ka rezultuar si i vjedhur në Serbi në datë 27.04.1998 dhe i shpallur në kërkim më 17.01.2007.
Nga Policia vijon puna në bashkëpunim me INTERPOL dhe EUROPOL për zbulimin e mënyrave dhe rrugëve për trafikimin e automjeteve të vjedhura dhe më pas të trafikuara në Shqipëri. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”. /S.Ll/Start/
2011-10-22 11:48