E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë e reja, autorët në arrati

 Shtetasja G.Th, kameriere në një lokal në lagjen “5 Maji”, u godit me pistoletë në pjesën e qafës, duke marrë plagë të rënda, ndërsa me urgjencë në spitalin kirurgjik të qytetit.

Mësohet se e reja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka identifikuar autorët, të cilët janë shpallur në kërkim. Policia lokale bëri me dije se po kërkohet shtetasit  G.S, 38-vjeç si dhe M.D, 29-vjeç, që të dy banues në lagjen “Vriserion Xhuvani” Elbasan.

Ndaj shtetasve të mësipërm rendon akuza e “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2011-10-22 10:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›