Puyol kritikon Mourinhon

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka kritikuar trajnerin e Real Madridit Jose Mourinho në një interviste për El Mundo Deportivo.
33 vjeçari për shkak të lëndimit nuk ishte në dispozicion për takimin e Superkupës së Spanjës të zhvilluar në gusht në stadiumin Nou Camp.
Por, Barcelona triumfoi 3-2 dhe rezultat të përgjithshëm 5-4 por përballja do të kujtohet për kacafytjen që shpërtheu në çastet e fundit të takimit ku Mourinho ia futi gishtin në sy asistentit të Barcelonës, Tito Vilanova.
“Ka ndeshje në të cilat stresi mund të zgjojë reagim më të madh por veprime të atilla nuk kanë arsyetim” tha Puyol.