Bosnja dhe Shqipëria, në vjeshtë pa viza me BE-në

Deklaron nga Prishtina, Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini
Bosnja dhe Shqipëria, së shpejti do të jenë pa viza me Bashkimin Evropian, duke mundësuar që qytetarët e tyre të lëvizin lirshëm në territorin e tij. Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, ku është duke zhvilluar një vizitë zyrtare, duke shtuar se “është në interesin e të gjithëve, që vendet e Ballkanit të integrohen në Bashkimin Evropian”, tha ministri i Jashtëm Italian, Franco Frattini, dje në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës. “Anëtarësimi në BE duhet patjetër të bëhet një objektiv tërheqës politik, që inspiron qeveritë e rajonit që të zbatojnë axhenda të reformave tejet ambicioze”, deklaroi ëm tej Frattini Më tej, Frattini paralajmëroi liberalizim të vizave edhe për Shqipërinë në vjeshtë. “Ne tani po mendojmë për një dinamikë pozitive, e cila zhvillohet në vendet e rajonit, nga mundësia që ato kanë për të përfituar nga liberalizimi i vizave, masë kjo të cilën deri tani, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e kanë përfituar, ndërkohë që Shqipëria dhe Bosnja së shpejti do të përfitojnë nga kjo përparësi në vjeshtë”, tha Frattini. Ai ka pohuar madje se edhe Turqia, përveē Ballkanit, është e mirëpritur në BE. Por ka theksuar se “Bashkimi Evropian duhet të jetë më konkret në kontributin për stabilitetin në këtë rajon”, duke nënkuptuar se tashmë BE-së i ka ardhur radha të vendosë për integrimin e vendeve të Ballkanit, ku mes tyre përfshihet edhe Shqipëria. Duke vënë në dukje se Italia është një ndër shtetet që njohu menjëherë pavarësinë e Kosovës, Frattini tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. “E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian”, u shpreh ministri i Jashtëm italian Ai garantoi se Italia mbështet zhvillimet lokale dhe qendrore në Kosovë, ndërsa kërkoi nga autoritet të plotësojnë rekomandimet e Brukselit. Duke folur mbi Konferencën e Sarajevës që do të mbahet në qershor, Frattini tha se “të gjitha vendet e rajonit dhe ne radhë të parë Beogradi dhe Prishtina janë ato që duhet të marrin pjesë dhe të tregojnë qëndrimin e tyre fleksibël dhe të drejtë”. Sipas tij, “kjo konferencë do të shënojë një test të rëndësishëm për pjekurinë europiane dhe bashkëpunim rajonal, test që ne presim ta kalojmë me sukses dhe me pozitivizëm”. Ai ripërsëriti ftesën e bërë në Beograd për dialog të frytshëm midis Kosovës dhe Sërbisë.
...