E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Progresi i vlerësuar nga KE-ja, proces i reformave të merituara

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në mbledhjen e Nënkomitetit të 3-të të Stabilizim-Asociimit

"Progresi i vlerësuar në raportin e Komisionit Europian në përmbushjen e detyrimeve të katër blloqeve të Udhërrëfyesit ishte ajo ēfarë na duhej", u shpreh dje Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
"Ky është një proces meritash", tha sot Bregu gjatë takimit të Nënkomitetit të 3-të të Stabilizim Asoēimit.
"Nuk kemi kërkuar të na bëhet asnjë lëshim, përkundrazi të vlerësohemi realisht për detyrime të plotësuar, të cilat i kemi plotësuar më mirë se vendet e tjera që e kanë kaluar tashmë këtë proces", tha ajo.
Ministrja e Integrimit tha se "nuk ka asnjë vlerësim negativ për Shqipërinë e, në raport me Bosnjën, që pret nga ky proces pavarësisht problematikave të zhvillimeve të tyre të brendshme apo të problemeve politike, Shqipëria nuk është aspak pas".
Ministrja e Integrimit sqaroi organizimin e Nënkomitetit të 3-të të Stabilizim-Asociimit, që është pjesë e një grupi prej 7 nënkomitetesh.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për procesin e liberalizimit të vizave, ministrja Bregu sqaroi se ka përfunduar prezantimi i raportit nga Komisioni Evropian për vendet anëtare për Parlamentin Evropian.
Ajo shprehu besimin se "skenari i parashikuar që gjithēka do të ndodhë brenda vitit 2010 nuk ka asnjë shtyrje. Vendimi dhe paraqitja e raportit të KE-së si dhe miratimi në një mbledhje të Këshillit Evropian, që merret me ēështjet e sigurisë, drejtësisë dhe lirisë, nuk është pjesë e axhendës që vendoset nga Tirana zyrtare".
Lidhur me faktin se sa ndikon ngërēi politik në Shqipëri në procesin e liberalizimit të vizave, ministrja Bregu u shpreh se nuk sheh asnjë ndikim të situatës politike në këtë proces që është më i ndjeshmi për shqiptarët dhe prioriteti afatshkurtër i Qeverisë shqiptare.
Ajo shtoi se "situata politike monitorohet me kujdes e jo vetëm për 2009, 2010, 2013, por gjithmonë do të jetë në qendër të vëmendjes së monitorimit të BE-së, sepse politika është një nga kriteret kryesore që duhet të plotësohet për anëtarësim të plotë në BE".
Bregu nënvizoi se "deklarata e fundit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e tregoi qartë se ka një zgjidhje për këtë situatë politike, opozita duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias".
Ndërkohë, Zëvendësshefi i Njësisë së Ēështjeve Ekonomiko-Financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, Chistophe Pavret de la Rocheforidere, u shpreh se "Shqipëria la një rritje impresionuese ekonomike, ndërsa përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian për Shqipërinë janë duke e u shqyrtuar e se materiali i parë deri më tani duket impresionues".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›