E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja ende epezulluar, porSushiç shpall listën

TIRANE- Trajneri i kombëtares boshnjake Safet Sushiç ka publikuar dje listën me 22 futbollistë për dy ndeshjet e radhës, me Rumaninë më 3 qershor dhe Shqipërinë më 7 qershor. Edhe pse Bosnje-Hercegovina është ende e pezulluar nga FIFA e UEFA, në këtë vend besojnë se kjo masë do të hiqet në mbledhjen e 26 majit enkas për këtë qëllim. Komisioni i ngritur nga FIFA për çështjen e Bosnjes është në përfundim të misionit të tij, por duket se ai ia ka arritur qëllimit. Bosnjes i është kërkuar të përshtasë statutin me ata të FIFA-s e UEFA-s, duke unifikuar edhe presidencën, që tashmë është me tre persona, një serb, një kroat dhe një boshnjak. Përsa i përket skuadrës, Sushiç ka thirrur disa nga emrat më të spikatur të futbollit të këtij vendi, duke nisur nga Miralem Pjaniç e Zvjezdan Misimoviç në mesfushë apo Edin Xheko e Vedad Ibiseviç në sulm. Ai ka bërë të ditur se mbrojtësi i Glazgou Rejnxhërs Sasha Papac, që ka refuzuar prej vitesh kombëtaren, mund të rikthehet nëse ndryshon statuti.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›